Bazuar në nenin 64 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 67 pika 7 të Statutit të UT-së, të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës më datë 14.09.2018 dhe me Urdhërin nr. 816 datë 26.12.2018 të Ministrisë Arsimit Sportit dhe Rinisë, Komisioni Ad – Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, për 9 (nëntë) vendet e lira të punës për personel akademik pranë Departamentit të së Drejtës Penale të FDUT-së, vlerësoi të gjithë kandidatët në dy komponentë: Vlerësimi i dosjeve dhe Intervista.
Nga kjo procedurë, rezultoi se kandidatët e mëposhtëm nuk e kaluan fazën e parë të vlerësimit të dosjeve, për arsye të skualifikimit sipas kritereve të shpallura:
-
Alma Bela, nuk plotëson kriterin e mesatares në Masterin e Shkencave (8.5);
-
Alba Pustina, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy) vjet;
-
Erdion Maçolli, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy) vjet;
-
Katerina Pambuku, nuk plotëson kriterin e mesatares në Masterin e Shkencave (7.53);
-
Aldo Gajdja, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Donald Kota, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Anisa Sana, nuk plotëson kriterin e mesatares në Masterin e Shkencave (8.92);
-
Renato Toska, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Arjeta Myrtaj, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Megi Islamaj, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Ina Saraçi, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Emiljano Lika, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Enxhi Tamburi, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Klobeta Zylyfi, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Blendi Sulaj, nuk plotëson kriterin e mesatares në Masterin e Shkencave (8.85);
-
Samet Gurguri, nuk plotëson kriterin e mesatares në Masterin e Shkencave (8.93);
-
Ismail Varoshi, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Sonila Kamami, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Oltjon Vathi, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Klea Xhebexhiu, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Uendi Vata, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Flutura Çokaj, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Iva Kujofsa, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
-
Mevlute Çaushi, nuk plotëson kriterin e përvojës në punë së paku 2 (dy);
Për kandidatët e tjerë, procedura vijoi duke konkuruar sipas kategorive përkatëse. Komisioni, në përfundim të procesit, vendosi të shpallë fitues nga secila kategori e personelit akademik, kandidatët të cilët në përfundim rezultuan me jo më pak se 90 pikë, së bashku vlerësimi i dosjeve dhe intervista.
Komisioni pasi analizoi rezultatet si më sipër,
V E N D O S I :
-
Të shpallë fitues për kategorinë “Profesor” kandidatin
-
Ervin Karamuço.
-
Të shpallë fitues për kategorinë “Lektor” kandidatët
-
Etlon Peppo,
-
Jonad Bara.
-
Të shpallë fitues për kategorinë “Asistent Lektor” kandidatët
-
Dorina Saja,
-
Koli Bele,
-
Lulzim Bajramemaj,
-
Vabona Ndrepepaj,
-
Enio Ibro,
-
Ina Veleshnja.
-
Pjesë e këtij vendimi janë edhe tabelat bashkëlidhur të vlerësimit për secilin kandidat sipas kategorive.
-
Ky vendim, si dhe dokumentacioni shoqërues, i përcillet Dekanit për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 26 (njëzetë e gjashtë) vende të lira pune për personel akademik në këtë fakultet, të ndara sipas njësive bazë (departamenteve) përkatëse të këtij fakulteti, si më poshtë:
- Kandidatët konkurentë për 9 (nëntë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Civile, të kategorisë “Asistent-Lektor”, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
a- Kritere të përgjithshme:
- Të kenë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë me kohë të plotë brenda ose jashtë vendit (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, Master i Shkencave në Shkenca Civile).
- Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8 dhe me notë mesatare të lëndëve të Departamentit të së Drejtës Civile jo më pak se 9.
- Të kenë eksperiencë pune deri në 10 vjet.
- Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht)
- Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
b- Kritere të veçanta
- Kanë përparësi kandidatët që kanë përvojë në mësimdhënie.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë realizuar punë kërkimore –shkencore, referime në konferenca, botime të ndryshme, etj
- Kanë përparësi kandidatët që kanë diplomë të gjuhës angleze.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të UT dhe jashtë vendit.
- Kandidatët konkurentë për 9 (nëntë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Penale, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
Kriteret e përgjithshme:
- A. Për kategorinë “Profesor”:
- Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prërë nga gjykata.
- B. Për kategorinë “Lektor”:
- Të mbajë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose ashtë vendit.
- Të ketë së paku 3(tre) vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.
- Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- C. Për kategorinë “Asistent-lektor”:
- Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to DIND në fushën e Drejtësisë.
- Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8.
- Të kenë së paku 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Për të trija kategoritë e mësipërme, kandidatët konkurentë, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe më tej në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin ( OECD)
- Të kenë përvojë në mësimdhënie përvojë në mësimdhënie.
- Të kenë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmmarje në projekte të ndryshme shkencore brënda ose jashtë vendit.
III. Kandidatët konkurentë për 8(tetë) vende pune për personel akademik në Departamentin e së Drejtës Publike, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht si më poshtë:
Kriteret e përgjithshme:
- A. Për kategorinë “Profesor”
- Të mbajë të paktën titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- B. Për kategorinë “Lektor”
- Të mbajë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
- Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit.
- Të ketë së paku 3(tre) vite ekperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.
- Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- C. Për kategorinë “Asistent-lektor”
- Të kenë diplomën “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to DIND në fushën e Drejtësisë
- Të kenë notë mesatare të studimeve Bachelor mbi 8, të studimeve Master i Shkencave mbi 9; në rastin e diplomave DIND mbi 8.
- Të kenë së paku 2 (dy) vjet eksperiencë pune.
- Të zotërojnë me dëshmi së paku një nga 5 gjuhët e Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
- Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Për të trija kategoritë e mësipërme, kandidatët konkurentë, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të vecanta:
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe më tej në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin ( OECD)
- Të kenë përvojë në mësimdhënie përvojë në mësimdhënie.
- Të kenë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmmarje në projekte të ndryshme shkencore brënda ose jashtë vendit.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar).Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Dëshmi të gradës ose titujve shkencorë (fotokopje e noterizuar)
Për diplomat master të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca apo seminare, workshop etj
- Të ketë dy rekomandime, nga të cilat të paktën një prej një profesor ose profesor i asociuar nga fakulteti ku është diplomuar dhe një rekomandim nga punëdhënësi i fundit.
- Dëshmi penaliteti
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar).
- Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
Dokumentat dorëzohen pranë Degës Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.