Prej muajit maj Departamenti i së Drejtës Civile ka filluar zbatimin e projektit me titull “Përgjegjësia familjare dhe Ndihma juridike” të financuar nga Departamenti I të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë.

Ky projekt është pjesë e veprimtarisë kërkimore – shkencore të personelit akademit të FDUT në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm profesional dhe rritjes së karrierës akademike të tyre si edhe të aftësimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike në fushën e përgjegjësisë familjare.

Gjatë muajit qershor janë zhvilluar dy fazat e para të projektit të cilat janë fokusuar në :

  • Trajnimin dhe aftësimin e studentëve në ofrimin e ndihmës juridike parësore në lidhje me cështje që lidhen me përjashtimin social, përjashtimin në drejtësi dhe shkeljen e të drejtave në kudër të problematikave që ngrihen në fushën e përgjegjësisë familjare ku përfshihen: cështje që lidhen me rregullimin e mardhënieve midis prindërve dhe fëmijëve; përgjegjësinë prindërore në rast mosmarrëveshjeje midis prindërve; cështje të detyrimit për ushqim; mbrojtjen me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar; martesat e hershme apo raste lidhur me zgjidhjen e martesave, regjistrimin e fëmijëve; cështje që lidhen me fëmijët në konflikt me ligjin; cështje të kujdestarisë në lidhje me personat me aftësi të kufizuar brënda familjes; mbi të drejtat për përfitim social të personave që kujdesen për fëmijët; trajtimin e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve ose të rinjve nga veprimet e administratës publike; ndalimin e diskriminimit për shkak të përjegjësisë familjare në ambjentin e punës, në arsim, mbrojtjen e viktimave te dhunës në familje

  • Trajtimin dhe aftësimin praktik të studentëve në lidhje aftësimin ligjor në fushën e përgjegjësisë familjare duke analizuar raste konkrete ose të simuluara nga subjekte përfituese të ligjit “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”

  • Aftësimin e studentëve për të hartuar dhe përpiluar dokumentacionin e nevojshëm për të vënë në lëvizje organet shtetërore dhe gjyqësore me qëllim ofrimin e ndihmës juridike parësore.

 

  1. Foto faza e parë

 

  1. Foto faza 2

Leave A Comment