Në kuadër të projektit Forcimi i Studimeve Ligjore në Europën Juglindore, i cili synon të inkurajojë dhe lehtësojë shkëmbimin e njohurive dhe ideve mbi zhvillimin e sistemeve ligjore në Europën Juglindore në përputhje me të drejtën e Bashkimit Europian, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës organizon “Ditët e të Drejtës Europiane – sezoni 1” për promovimin e Revistës Juridike së Europës Juglindore, e cila është objekt i veprimtarisë së Rrjetit të Fakulteteve të Drejtësisë të Europës Juglindore (SEELS). Revista Juridike e Europës Juglindore stimulon kërkimin shkencor në fushën e të Drejtës së Bashkimit Europian dhe eksploron çështje ligjore kombëtare relevante në përpjekje për të pasqyruar njohuri më të thella lidhur me kërkesat legjislative për zhvillimin aktual të së drejtës si në BE, ashtu edhe në rajon.
Fakulteti i Drejtësisë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në këtë aktivitet, të premten, më 7 qershor 2019, ora 10:00, Salla doktorale.
.