Gjatë muajit Qershor 2019-Korrik 2019, Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë do të fillojë zbatimin e projektit “Aspekte Ligjore të Regjimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Problematikat e Ndeshura në Praktikë”. Për zbatimin e këtij projekti do të përfshihen edhe 20 studentë të viteve të dyta, të treta (bachelor) dhe viti i parë master shkencor civil. Studentët do të angazhohen me studimin e legjislacionit në fushën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, monitorime pranë zyrave të noterisë, avokatisë si edhe pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me qëllim realizimin e Guidës Udhëzuese Praktike në lidhje me Rregjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri.
Studentët do t’i nënshtrohen një trajnimi paraprak nga ekspertët e fushës në lidhje me aspektet ligjore të Regjimit të Pasurive të Paluajtshme dhe problematikat e ndeshura në praktikë në këtë fushë.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë për të qënë pjesë e këtij projekti duke dërguar një kërkesë/letër motivimi me shkrim ( maksimumi 1 faqe formati A4) ku të përfshijnë:
Gjeneralitetet , kontaktet e-mail, tel, vitin e studimit, mesataren e notave sipas viteve të studimeve;
Motivi për përfshirjen në këtë projekt
Aplikimet do të dorëzohen elektronikisht në adresën e emailit workshoppasuripaluajtshme@gmail.com deri në datën 1.06.2019.
Bordi Organizativ i Projektit