EMA Dita e Europës 2019: Modeli Simulues i Institucioneve të BE-së, Afati i aplikimit: 20 maj 2019
A je një student apo studente së paku në vitin e tretë të studimeve Bachelor, që ka interes për institucionet e BE-së?
A studion Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi, Studime Europiane apo një degë tjetër të ngjashme?
A studion në një nga univeristetet publike apo private, në një nga qytetet e Shqipërisë?
Në rast se po, të ftojmë të aplikosh në Modelin Simulues të Institucioneve të BE-së 2019. Tema e këtij viti është: Direktiva e propozuar 2016/0280(COD) mbi të Drejtën e Autorit në Tregun e Vetëm Dixhital.
Në kuadër të Modelit Simulues të BE 2019 do të zhvillohen dy aktivitete (në gjuhën shqipe):
* 31 maj 2019 – Trajnimi mbi procedurat dhe rregulloren e vendimmarrjes së Institucioneve të BE-së
** 10 qershor 2019 – Simulimi i Institucioneve të BE-së
Në përfundim të Modelit Simulues 3 studentët me performancën më të mirë për secilin institucion do të vlerësohen me çmime dhe do të shpërndahen certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë studentët
*Për studentët që vijnë nga universitetet e qyteteve të tjera të Shqipërisë do u mundësohet rimbursimi i transportit.
***** Ky projekt organizohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, në kuadër të projektit ‘Dita e Europës 2019’ me mbështetjen e European Movement International dhe Programit ‘Europe for Citizens’ i Bashkimit Europian.
Leave A Comment