Ju informoj se Agjencia Universitare Frankofone (AUF) ka përcjellë njoftimin për hapjen e thirrjes rajonale për shprehje interesi si më poshtë,
AUF në Evropën Lindore dhe Qëndrore hap thirrjen rajonale për shprehje interesi:
Konkursi Rajonal “Ideja ime e Biznesit” 2019.
Duke patur si prioritet strategjik futjen në tregun e punës dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes
për studentët e institucioneve anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore (ECO), AUF-ja ka hapur
një konkurs për studentët frëngjishtfolës, të të gjitha niveleve universitare.
Qëllimet e konkursit rajonal “Ideja ime e Biznesit” janë:
– të sensibilizojë studentët në mënyrë që të konsiderojnë krijimin e një ndërmarrjeje si një mundësi
të rëndësishme në jetën e tyre profesionale;
– të nxisë dhe të promovojë nismat sipërmarrëse;
– të sjellë ide për krijimin e një biznesi;
-të mbështesë krijimin e biznesit;
– të nxjerrë në pah dhe të shpërblejë projektet më të mira të krijimit të biznesit.
Konkursi është i hapur për të gjithë studentët frengjishtfolës të universiteteve anëtare të AUF-së
në Evropën Qendrore dhe Lindore, pavarësisht nga mosha, gjinia ose fusha e studimit.
Kandidatët duhet:
– të jenë të regjistruar rregullisht në një universitet anëtar të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore
periudhës së konkursit (prill – nëntor 2019, vitet akademike 2018 – 2019 dhe 2019 – 2020);
– të jenë frëngjishtfolës (duke filluar nga niveli B1);
– të plotësojnë formularin e konkursit në platformën https://formulaires.auf.org (Concours régional
« Mon idée d’affaires » 2019, Europe centrale et orientale).
Dokumentet e referencës:
Për të shkarkuar rregulloren dhe forumularin e aplikimit, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 21 qershor 2019 në orën 17h (ora e Bukureshtit).
Kontakt: stages-eco@auf.org
Leave A Comment