Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar dhe pikësynim strategjik për Republikën e Shqipërisë. Për arritjen e këtij objektivi madhor nevojitet angazhim maksimal dhe përpjekje të vazhdueshme në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, forcimit të pavarësisë, efiçencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore, etj.

Në këtë kuadër, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian e ngritur pranë Kuvendit, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, do të organizojë në datën 23.04.2019, ora 12.30, Salla 402 një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë. Fokusi i bashkëbisedimit do të jenë reformat e ndërmarra në kuadër të pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe respektimit të të drejtave themelore (Kapitulli 23 i legjislacionit të BE).

 

Folës:                                                                

12.30: Prof. Dr. Artan Hoxha – Dekan, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

12.40: Znj. Etilda Gjonaj – Ministër i Drejtësisë.

12.55: Diskutime nga pjesëmarrësit.

13:45:Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

14.00: Mbyllja e Takimit

Formati:

Takimi është i konceptuar në formën e një bashkëbisedimi të hapur, ku folësit do të trajtojnë temën e tyre dhe më pas do të kalohet në pyetje dhe diskutim të lirë me pjesëmarrësit.

Leave A Comment