Kandidatët konkurentë sipas vendeve të punës, duhet të plotësojnë këto kritere, konkretisht  si më poshtë:

I. Sekretare mësimore (2 vende)

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit (Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë sektor).
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
  6. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

II. Specialist informacioni në degën e IT dhe informacionit (1 vend)

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca shoqërore.
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë eksperiencë pune më shumë se 1 vit.
  4. Të zotërojë një gjuhë të huaj, përparësi ka një gjuhë perëndimore.
  5. Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

III. Laborante (sekretare) e Klinikës së Ligjit (1 vend)

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkenca shoqërore (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin dhe programet më të avancuara bashkëkohore.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  4. Të ketë eksperiencë pune më shumë se 1 vit (preferohet me eksperienca të ngjashme).
  5. Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj (preferohet anglisht).
  6. Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

IV. Kryetar i Degës Arkiv – Protokoll

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë. (preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  4. Të ketë njohuri tekniko-profesionale dhe metodologjike sipas dispozitës ligjore të shërbimit arkivor në RSH.
  5. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
  6. Të ketë kurse kualifikimi në këtë fushë (të pajisura me certifikata përkatëse).
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

V. Specialist në Degën Arkiv – Protokoll (1 vend)

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë.(preferohet me diplomë master të ciklit të dytë të studimeve apo diplomë të integruar).
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  4. Të ketë njohuri tekniko-profesionale dhe metodologjike sipas dispozitës ligjore të shërbimit arkivor në RSH.
  5. Të kenë të paktën 2 vite punë në profesion.
  6. Të ketë kurse kualifikimi në këtë fushë (të pajisura me certifikata përkatëse).
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

VI. Specialist në Degën e Burimeve Njerëzore (1 vend)

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në Drejtësi, Ekonomi apo Shkenca Humane (preferohet me diplomë master).
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin dhe programet bashkëkohore.
  3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit (preferohet në këtë fushë).
  4. Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj.
  5. Të ketë njohuri mbi Kodin e Punës dhe Ligjin për Arsimin e Lartë.
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

VII. Specialist në degën e Projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë (2 vende)

  1. Të ketë mbaruar studimet universitare. (Prioritet të diplomuarit në drejtësi, ekonomik, shkenca sociale, apo në fusha me prioritet për projekte kërkimore).
  2. Të diplomuarit me mesatare mbi 8 do të kenë prioritet.
  3. Aplikantët që kanë përfunduar studimet master do të kenë prioritet.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (Preferohet me çertifikatë të nivelit C1).
  5. Aplikantët që kanë kryer kurse specializimi në fushën e aplikimeve per projekte të BE-së, dhe për grante nga donatorë të tjerë vendas dhe të huaj kanë prioritet.
  6. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në organizata apo institute kërkimore, në hartimin e buxhetit për projekte, zbatimin e projekteve dhe hartimin e raporteve mbi projektet për donatore të ndryshëm, vendas dhe të huaj.
  7. Të ketë njohje të programeve bazë të microsoftit dhe aftësi kërkimi informacioni në internet, si edhe aftësi në hedhjen e informacionit relevant në website.
  8. Të ketë njohuri mbi Ligjin per Arsimin dhe Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore për kërkimin shkencor dhe projektet.
  9. Të ketë aftësi të mira komunikimi, në lidhje me informacionin dhe bashkëpunimin e nevojshëm me stafin për të komunikuar me donatorët, për të identifikuar bashkëpunëtorët etj.
  10. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  11. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

VIII. Specialist në degën e Projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë me Profil Ekonomik (1 vend)

  1. Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik.
  2. Të diplomuarit me mesatare mbi 8 do të kenë prioritet.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  4. Aplikantët që kanë kryer kurse specializimi në fushën e buxhetimi të projekteve të BE-së, USAID, apo donatorë të tjerë vendas dhe të huaj kanë prioritet.
  5. Aplikantët që kanë përfunduar studimet master do të kenë prioritet.
  6. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në organizata apo institute kërkimore, në hartimin e buxhetit për projekte, aktivitet dhe raportim buxheti në donatorë të ndryshëm, vendas dhe të huaj.
  7. Të ketë njohje të programeve bazë të microsoftit dhe aftësi kërkimi informacioni në internet, si edhe aftësi në hedhjen e informacionit relevant në website.
  8. Të ketë aftësi të mira komunikimi, në lidhje me informacionin dhe bashkëpunimin e nevojshëm me stafin për të komunikuar me donatorët, për të identifikuar bashkëpunëtorët etj.
  9. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

IX. Kryetar i Degës së Projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë

  1. Të ketë mbaruar studimet në drejtësi, shkenca humane, ekonomik ose degë të përafërta me mesatare mbi 8.
  2. Të ketë përfunduar studimet master. Me prioritet ata aplikantë që kanë kryer masterin në fusha të lidhura me objektivat e Fakultetit te Drejtësisë për aplikime për projekte.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (Preferohet me çertifikatë të nivelit C1).
  4. Të ketë kryer kurse specializimi në lidhje me aplikime për projekte, vecanërisht për programet e BE.
  5. Të ketë eksperience pune në hartim, aplikim dhe zbatim projektesh jo më pak se 3 vjet.
  6. Të ketë njohuri mbi programet e BE-së vecanërisht, Horizon 2020.
  7. Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter, hedhje të dhënash në internet, krijim dhe mbajtje database për projekte.
  8. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si në lidhje me bashkëpunimin me stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë dhe me donatorët, bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e universiteteve vendase dhe të huaja me të cilët bashkëpunon Fakulteti.
  9. Të ketë njohuri për mënyrën e funksionimit të një institucioni akademik siç është Fakulteti i Drejtësisë, dinamikat dhe fushat specifike me prioritet për projekte për Fakultetin Juridik.
  10. Të ketë njohuri mbi Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore për kërkimin shkencor dhe projektet.
  11. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  12. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

X. Kryetar i Degës së IT dhe informacionit

  1. Të jetë diplomuar në Master Shkencor ose DIND në Degën e Informatikës Ekonomike, Elektronikë, TIK në Universitetin e Tiranës ose në Universitete të tjera ekuivalente me to.
  2. Të zotërojë gjuhën Angleze me dëshmi.
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  4. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet.
  5. Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

XI. Specialist në degën e  IT dhe informacionit (2 vende)

  1. Të ketë diplomë të arsimit të lartë në Degën e Informatikës Ekonomike, Elektronikë, TIK në Universitetin e Tiranës ose në Universitete të tjera ekuivalente me to.
  2. Të zotërojë gjuhën Angleze me dëshmi.
  3. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  4. Të njohë programet kompjuterike.
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup.
  6. Njëri nga specialistët preferohet të ketë eksperiencë apo njohuri të mira për web design.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

XII. Kryetar i Degës të Sigurimit të Cilësisë

  1. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar.
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjet dhe eksperiencë pune në këtë sektor jo më pak se 2 vjet.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

XIII. Specialist i Degës të Sigurimit të Cilësisë dhe kurrikulave (1 vend)

  1. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar.
  2. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  3. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet, preferohet me eksperiencë pune në këtë sektor.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

XIV. Kryetar i Degës të Këshillimit të Karrierës dhe Alumni

  1. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar në Drejtësi (preferencë kandidatët që kanë mbaruar në FDUT).
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media.
  3. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
  6. Të ketë njohuri të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

XV. Specialist i Degës të Këshillimit të Karrierës dhe Alumni (1 vend)

  1. Të ketë diplomë Master i Shkencave (cikël i dytë i studimeve) apo diplomë të integruar në Drejtësi (preferencë kandidatët që kanë mbaruar në FDUT).
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike dhe të social media.
  3. Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze.
  6. Të ketë njohuri të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë.
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

 XVI. Psikologë (2 vende)

  1. Të ketë Diplomë Universitare “Bachelor” në degën Psikologji,si dhe studime Master Shkencor në Psikologjinë Shkollore ose “Psikologji klinike“ ose  Master Profesional  “Këshillim Psikologjik”, ose në drejtime të tjera të përafërta.
  2. Të ketë njohuri, aftësi dhe kompetenca në fushat e:
  3. Vlerësimit – Psikologu shkollor pritet të zhvillojë procedura vlerësimi për aktorët me të cilët bashkëpunon sipas planifikimit, duke realizuar të gjitha hapat e duhur profesionalë.
  4. Planifikimit- Psikologu shkollor pritet të organizojë, kryejë dhe të përfshihet, në një proces zinxhir aktivitetesh dhe bashkësie aktorësh të planifikuar, që e ka pikënisjen te nevojat e aktorëve të përfshirë në proces, duke përdorur të dhënat e mbledhura nëpërmjet vlerësimeve.
  5. Konsultimit dhe bashkëpunimit – Psikologu shkollor pritet të përfshihet dhe të ofrojë veprimtari konsultative dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me të tjerët në të gjitha fazat e procesit: në vlerësim, planifikim, trajtim në nivel individi, grupi dhe sistemi.
  6. Këshillimit – Psikologu shkollor përfshihet në veprimtari këshilluese individuale e në grup për aktorët shkollorë e jashtëshkollorë, në fushat e mirëqenies psikologjike, të sjelljes, zhvillimit dhe incidenteve kritike në jetë.
  7. Zhvillimit profesional – Psikologu shkollor duhet të jetë i informuar për risitë dhe përvojat bashkëkohore të shërbimit psikologjik në shkollë, për të qenë vazhdimisht të informuar për zhvillimet në profesion. Zhvillimi profesional nënkupton njohjen e thelluar të kërkimeve në fushën e aktivitetit të psikologut shkollor.
  8. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  9. Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
  10. Preferohet të ketë përvojë profesionale në institucionet publike të Arsimit Parauniversitar.
  11. Njohja e gjuhëve të huaja përben avantazh për kandidatin.
  12. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  13. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

Dokumentat dorëzohen pranë Degës Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 25.03.2019-08.04.2019
   Për çdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042431116.

Leave A Comment