NE ZBATIM TE VKM NR.39 DT.23.01.2019,KATEGORITE TE CILAT PERFITOJNE BURSE FINANCIARE DHE LISTA E DOKUMENTACIONIT PLOTESUES JANE SI ME POSHTE . AFATI PERFUNDIMTAR PER DOREZIMIN E DOKUMENTACIONIT PERKATES ESHTE DATA 18.02.2019. DOREZIMI I DOKUMENTACIONIT KRYHET PRANE DEGES SE SHERBIMEVE.
Pika | Kategoria | Dokumentacioni I nevojshëm | |||||
a) | Studentet, familjet e të cilëve trajtohen me ndihme ekonomike | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim nga Njesia administrative vendore që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike | |||||
b) | Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare; |
Çertifikate familjare, kopje id, Vertetim studenti nga institucionet publike IAL | |||||
c) | Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar; | Kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P | |||||
ç) | Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar |
Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës nga DRSHS, Kopje e vendimit të K.M.C.A.P për të dy prindërit. | |||||
d) | Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton |
Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetim I pagesës pensionit nga DRSHS, | |||||
dh) | Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë | Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, Vertetimi që të dy fëmijët e parë janë studentë ne IAL Publike. | |||||
e) | Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç; |
Kopje karte indentiteti, vertetim të statusit të jetimit. | |||||
ë) | Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç; |
Çertifikate familjare, kopje karte indentiteti, vendim gjykate të formës së prerë | |||||
f) | Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç; |
Kopje id, Vertetim nga Ministria e Brendshme | |||||
g) | Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. |
Kopje karte indentiteti, Shkresa nga Ministria përkatëse. |