Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë të UT në mbledhjen e saj të datës 18.01.2019, pasi analizoi situatën e krijuar deklaron në mënyrë unanime se:
- Mbështet protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.
- Angazhohet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekanizmave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në repektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akademike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë.
- Kërkon rishikimin tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.
- I bënë thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij.
ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK
Tiranë,18.01.2019
Leave A Comment