Konkusi i Media Law

FAKULTETI I DREJTËSISË NË KONKURSIN NDËRKOMBËTAR TË GJYQEVE SIMULUESE “MEDIA LAW”
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës mori pjesë për herë të parë në konkursin e gjyqeve simuluese “Price Media Law” që zhvillohet çdo vit nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut “Bonavero”.
Ekipi i Fakultetit të Drejtësisë – i përbërë nga studentët Albi Mato, Eugerta Muçi, Luizita Voda, Marash Logu, Silvana Rusi, Rei Kalaja dhe i drejtuar nga pedagogia e të drejtave të njeriut, Prof.Asoc Oriona Muçollari – fitoi dy çmime të dyta, përkatësisht në renditjen e skuadrave dhe memove më të mira, në raundet rajonale të Europës Juglindore, ku merrnin pjesë ekipe përfaqësuese nga shtete të ndryshme.
Falë këtij suksesi, ekipi i FDUT do t’i bashkohet ekipeve të tjera finaliste nga e gjithë bota në  datat 7-13 Prill 2019 në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.