DOKUMENTACIONI QE DUHET TË DORËZOHET PËR PËRFITIM BURSE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 ,STUDENTËT E VITIT TË DYTË DHE TE TRETE, CIKLI I PARË, KOHË E PLOTË
Mbështetur në VKM Nr. 903 Date 21.12.2016 ,për të përfituar bursë për vitin akademik 2018-2019 duhet të dorëzohet pranë Degës së Shërbimeve dokumentacioni i mëposhtëm:
- Vërtetim studenti
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
- Çertifikatë familjare
- Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki.Vertetimi i ndihmes ekonomike duhet te kete te shenuar numrin e dosjes dhe te jete shenuar qarte shuma e ndihmes ekonomike (me shifra dhe me fjale), si dhe masa e ndihmes ekonomike (e plote ose e pjesshme). Vertetimi duhet te jete me numer protokolli, te jete neneshkruar nga pergjegjegjesi i seksionit te ndihmes ekonomike dhe Kryetari i Njesise se Veteqeverisjes Vendore dhe te jete i vulosur. Nuk pranohen vertetime me korrigjime te pafirmosura nga personat pergjegjes dhe te pavulosura)
- Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë në moshën 18 vjeç e lart duhen këto dokumenta që vërtetojnë të ardhurat e tyre:Vërtetim nga qendra e punës në rastin kur janë në marrëdhënie pune (vërtetimi duhet të përmbajë pagën mujore të personit me gjithë shtesat mbi pagë).Vërtetim nga zyra e punës nëse është apo jo i papunë. Vërtetim nëse paguhet me pagesë papunësie (asistencë) apo jo në rastin kur është I papunë.
- Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë për të gjithë pjesëtarët e familjes për të vërtetuar nëse marrin pension të cfarëdo lloji.
- Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave në Bashki nëse ndonjë pjesëtar i familjes ushtron aktivitet privat.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve nëse familja e tij ka të regjistruar aktivitet privat.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Zyra e Hipotekës për pronë ose truall për të gjithë anëtarët e familjes.
- Vërtetim nga Hipoteka nqs ndonjë pjesëtar I familjes ka të regjistruar pasuri të paluajtshme fitimprurëse.
- Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajnohen me bursë shteti për vitin akademik 2018-2019).
- Deklaratë mbi të ardhurat familjare që plotësohet nga kryefamiljari (do të merret pranë zyrës së Informacionit).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit për studentët e viti të II dhe të III, cikli i parë, kohë e plotë, do të jetë data 21.11.2018-07.12.2018.