Në kuadër të zhvillimit të projektit “Sfidat e gruas shqiptare në raport me të drejtat që burojnë nga veprimtaria tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore” me datë 22 qershor 2018, pranë sallës doktorale, është zhvilluar workshopi “Problematikat e kuadrit ligjor dhe praktikës gjyqësore mbi të drejtat e grave në raport me veprimtarinë tregtare si pjesë e bashkësisë ligjore“. Në këtë workshop relatuan dhe diskutuan pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, përfaqësues nga shkolla e magjistraturës si dhe ekspertë nga Max Planck Institute Hamburg.