Bazuar në nenet 42 dhe 76 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Kriteret e pranimit janë:
- Nota mesatare minimale për të aplikuar për Master Shkencor është 7 (shtatë);
- Nota mesatare minimale për të aplikuar për Master Profesional është 6 (gjashtë);
- Nota mesatare minimale për të aplikuar për Master Profesional EU Business Law është 6 (gjashtë);
- Niveli minimal i njohjes së një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, është B1;
- Kuotat fillestare do të plotësohen duke u dhënë prioritet aplikantëve që kanë përfunduar studimet ‘Bachelor’ në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, si edhe aplikantëve që kanë përfunduar studimet ‘Bachelor’ në Institucionet e Arsimit të Lartë jashtë vendit;
- Kuotat e mëpasme do të plotësohen duke u dhënë prioritet aplikantëve që kanë përfunduar studimet ‘Bachelor’ në institucionet e tjera publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, në degët: Drejtësi, Shkenca Sociale, si edhe Ekonomik, për Master Profesional EU Business Law
- Kuotat e mëpasme do të plotësohen prej aplikantëve që kanë përfunduar studimet ‘Bachelor’ në institucionet jopublike të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë;