Qendra e Studimeve Akademike të Avancuara në Universitetin e Zagrebit, Dubrovnik.

Informo​n​ se janë hapur aplikimet për trajnimin 8th UNICA PhD MASTER CLASS me temë: “Going beyond knowledge & skills in doctoral education: How to integrate values and professional attitudes in PhD training?”, i cili do të zhvillohet në Universitetin e Zagrebit gjatë datave 27-30 Gusht 2017.

Fokusi i këtij trajnimi do të jenë vlerat dhe qëndrimet, ku do të diskutohet për mënyrat se si këto dy komponentë mund të integrohen në procesin e Doktoraturës.

Pjesëmarrësit në trajnim do të duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje, në vlerën 600 EUR (për universitet partnere të UNICA) dhe 750 EUR (për universitetet jo partnere të UNICA).

Kjo tarifë do të mbulojë akomodimin për 4 netë, mëngjeset, drekat, pushimet e kafesë, dy darka dhe pjesëmarrjen në programet sociale.

Tarifa nuk mbulon kostot e udhëtimit.

 Mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit që janë pjesë osë punojnë në fushën e Doktoraturave.

 Aplikimi bëhet online https://database.unica-network.eu/registration/127 dhe afati i fundit është data 12 Qershor 2017.

 Kandidatët e përzgjedhur do të marrin një konfirmim rreth pjesëmarrjes së tyre me e-mail deri më datë 18 Qershor 2017.