*Konkursi Rajonal Gjyqi Imitues

Skuadra përfaqësuese e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranes (Ad Victoriam – emërtimi gjatë konkursit) e përbërë nga studentët: Artemida Hoxhaj, Joani Leka, Paola Ibraj, Elvis Tosuni, Silvana Rusi, Alban Avdulla dhe nën trajnimin e pedagogëve: Oriona Muçollari, Erind Merkuri dhe Nadia Rusi përfaqësoi Shqipërinë në Konkursin Rajonal Gjyqi Imitues (Regional Moot Court Competition) dhe fitoi vendin e dytë mes 11 fakulteteve të tjera të rajonit.

Ky konkurs u zhvillua në dy faza, faza: me shkrim dhe me gojë. Në fazën me shkrim, FDUT u rendit i dyti me vetëm një pikë diferencë nga skuadra fituese e vendit të pare, për parashtrimet e të dy palëve (kërkuesit dhe shtetit), ndërkohë që për parashtrimet e shtetit fitoi vendin e parë.

Në fazën me gojë, të zhvilluar në datat 18 dhe 19 mars 2017, FDUT fitoi vendin e parë në grupin B, në fazën e parë, duke mundur të shkojë direkt në fazën gjysmë-finale. Pas kësaj, në fazën gjysmë finale, FDUT zuri vendin e parë në grupin B duke mundur të shkojë në finale, duke u renditur në vendin e dytë.

17439617_337557243313226_1789290156_n 17440051_337554293313521_1165671557_n 17440431_337554339980183_1283782762_n 17440451_337554239980193_1867196763_n 17308847_1405799872803313_3506555334733157902_n 17361495_1405635239486443_6728491432452110072_n 17362042_1405859769463990_8970510133424786782_n