Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në ambientet e Rektoratit të UT-së, në datat 23-27 Janar 2017 organizojnë Shkollën Dimërore “Informim dhe Privatësi “.

Kjo shkollë ka për qëllim informimin e  studentëve, stafit akademik dhe administrativ për t’u njohur me drejtën kushtetuese të informimit dhe atë të mbrojtjes së të dhënave personale. Në përfundim të kësaj shkolle do të pajiseni me certifikatë e cila përmban dy kredite.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë  e shkollës duke aplikuar në formularin e mëposhtëm dhe në adresën info@unitir.edu.al me subjekt aplikim për shkollën dimërore.

Për çdo sqarim mund të na kontaktoni në numrin e telefonin 042250166 në Drejtorinë e Komunikimit të UT.