Në mbështetje të V.K.M-së Nr. 903 datë 21.12.2016, pika 4, studentët e ciklit të parë, të vitit dytë dhe të tretë, që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë.
Bazuar në pikën 6 të VKM Nr. 903, datë 21.12.2016, çdo student që rezulton në nevojë, duhet të pajiset nga njësia e qeverisjes vendore ku ai banon me gjithë dokumentacionin ligjor, që vërteton gjendjen për t’u konsideruar student në nevojë.
Në zbatim të pikës 5 të VKM-së së siperpermendur Studente ne nevojë konsiderohen:
5.1 Sipas kriterit ekonomik:
a) Studentët qe ndjekin studimet në largesine mbi 10 (dhjete) km nga vendbanimi i perhershem i tyre, familjet e të cileve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet :
1. Çertefikatë Familjare
2. Fotokopje e Kartës së Identitetit e studentit aplikues
3. Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore
4. Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore në lidhje me masën e ndihmës ekonomike që përfiton familja.
Vërtetimi i ndihmës ekonomike duhet të ketë të shënuar numrin e dosjes dhe të jetë shënuar qartë shuma e ndihmës ekonomike (me shifra dhe me fjalë), si dhe masa e ndihmës ekonomike (e plotë ose e pjesshme).
5. Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që asnjë nga familjarët e studentit ( personat mbi 18 vjec) nuk ushtrojnë aktivitet privat.
Përvec dokumentave si më sipër edhe dokumentat shtesë si më poshtë vijon që vërtetojnë të ardhurat familjare të studentit aplikues:
1. Vërtetime nëse prindërit apo ndonjë pjesëtar i familjes mbi 18 vjec janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë (nga zyra e punës);
2. Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (nëse përfitojnë pension ose jo).
3. Vërtetimi i Studentit për motra / vëllezër që janë në universitet dhe nëse trajtohen apo jo me bursë.
4. Vërtetim nga hipoteka(ZRPP) nëse ndonjë pjesëtar i familjes ka të rregjistruar pasuri të palujtshme fitimprurëse
5. Vërtetim nëse familjarët kanë tokë në pronësi;
b) Secili nga studentet, i cili rezulton bashkëshort me femije, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihme ekonomike nga njesia e vetëqeverisjes vendore;
( dokumentacioni i njëjtë me pikën a më sipër)
c) Personat me aftesi te kufizuar, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise per Punës, perfitues te pagesës së aftësisë së kufizuar.
1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
2. Vërtetim original (ose kopje e noterizuar) të lëshuar nga KMCAP( Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për studentin me aftësi të kufizuar;
3. Vërtetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyrat përkatëse;
5.2 Jashtë kriterit ekonomik:
a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit(sipas Ligjit Nr. 8153, date 30.10.1996)
1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
2. Certefikatën e vdekjes së dy prindërve;
3. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e mirëqënies sociale dhe rinisë;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;
– Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
– Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit) ;
2. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
– Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
– Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind;
– Certefikatë vdekjeje e prindit tjetër;
c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror
1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
2. Vendim gjykate i formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror;
3. Vërtetim nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ose Ministria e Brendshme që janë trajtuar si viktima tëtrajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
d) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit tëKontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të ShërbimitInformativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
2. Çertefikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
3. Vërtetim nga Ministria përkatëse;
5.3 Studentët nuk përfitojne burse apo humbasin të drejten e perfitimit
ne rast se:
a) jane ndare nga trungu familjar;
b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
c) vazhdojne studimet ne nje program te dye studimi;
d) shpallen ngeles dhe humbasin vitin shkollor per arsye te rezultateve jokaluese;
e) nuk kane perfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale te tij, te percaktuar në aktin e hapjes se programit përkates te studimit.
Për përfitimin e bursave, njoftojmë se dorëzimi i dokumentacioneve duhet të bëhet personalisht nga studnetët .
Afati përfundimtar I dorëzimit të dokumentacionit në Fakultet brenda datës 30 Dhjetor 2016, ora 10.00
Të gjithë dokumentacionet duhet të jenë të vulosur dhe nënëshkruar nga personat përgjegjës , të jenë pa korrigjime dhe me nurmër protokolli.