Bazuar në VKM 903, datë 21.12.2016, neni 5.1, pika c “Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar”, njoftohen të gjithë studentët që i takojnë kësaj kategorie se për të përfituar bursë duhet të dorëzojnë në Fakultet pranë Zyrës së Financës, brenda datës  29 Dhjetor 2016, ora 14.00 dokumentat si vijon:

  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vërtetim original (ose kopje e noterizuar) të lëshuar nga KMCAP( Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për studentin me aftësi të kufizuar;
  3. Vërtetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyrat përkatëse