*Reforma Kushtetuese e sistemit gjyqësor në R.SH. Reflektime e përqasje me sistemin italian.

Organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza”, Romë, 15 Dhjetor 2016.

  •  Në 15 dhjetor 2016 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza”, Romë, organizuan një konferencë të përbashkët shkencore ndërkombëtare që u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza” në Romë. Tema e kësaj konference ishte: “Reforma Kushtetuese e sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Reflektime e përqasje me sistemin Italian”.
  •  Kjo konferencë pati disa panele gjatë të cilëve u zhvillua një debat akademik dhe i praktikës së të dy vendeve, në një frymë bashkëpunimi, si rezultat i pjesëmarrjes së lartë akademike nga të dyja institucionet, si nëpërmjet artikujve, ashtu edhe nëpërmjet moderimeve cilësore dhe debateve gjatë zhvillimit të paneleve.
  •  Gjatë kësaj konference pati prezantime nga autoritete të larta të dy insitucioneve si Pro-Rektori i Universitetit “La Sapienza” Prof. Antenello Biagini, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Dr. Artan Hoxha, Prof. Giorgio Spangher, Prof. Fulco Lanchaster, Prof. Asoc. Dr. Ersi Bozheku dhe shumë akademikë të tjerë.
  •  Tema interesante u zhvilluan duke u trajtuar sistemet respektive të drejtësisë, rruga e transformimit të tyre, krahasimi midis dy sistemeve, si dhe ofrimi i rekomandimeve për   zgjidhje të mundshme. Sidomos për sa i përket rastit të Shqipërisë, që po kalon një situatë reforme të thellë dhe gjithëpërfshirëse, kjo konferencë ishte një mundësi e mirë për shtrirjen e debatit përtej kufijve, marrjen e mendimeve, duke lënë të hapur mundësinë e  organizimeve të tjera të ngjashme në fushën akademike.

20161215_150525 20161215_150530 20161215_150923 20161215_151748 20161215_151819 20161215_152243 20161215_153248 20161215_153303 20161215_153313 20161215_154355 20161215_171022 20161215_183958