Qëllimi: – t’u ofrohet studentëve të vitit të parë një ceremoni zyrtare në fillim të vitit akademik por jo vetëm, si edhe të fillimit të një periudhe të rëndësishme, siç është fillimi i jetës studentore;
– të krijohet një atmosferë që promovon sjellje pozitive të studentëve dhe stimulon entuziazmin në të studiuar;
– të prezantohen studentët me shërbimet që ofron Fakulteti i Drejtësisë të Univeristetit të Tiranës (FDUT), njohja dhe përdorimi i të cilave mbështesin përgatitjen e tyre akademike;
– të lehtësohet procesi i përshtatjes së studentëve me kurrikulat e reja, mjedisin e ri dhe procedurat e ndryshme që duhet të ndjekin gjatë gjatë studimeve (p.sh., sistemi informatik, regjistrimi në bibliotekën e fakultetit, njohja me rregulloret, etj.)
Kohëzgjatja: dy ditë: datat 20 dhe 21 Tetor 2016
Pikat kyçe të programit:
– Rregullorja e FDUT, Rregullorja e UT dhe Rregullorja e Sistemit Informatik të UT;
– Biblioteka;
– Kurrikulat e vitit të pare;
– Programet e bursave dhe universitetet me të cilët UT ka marrëveshje
– Orientim mbi auditorët, shërbimet që ofron fakulteti, leximi i orarit mësimor, etj.
Programi
Datë 20 tetor 2016
– Fjalimi përshëndetës nga Dekani i FDUT;
– Prezantimi i Rregullores së FDUT, Rregullores së UT dhe Rregullores së Sistemit Informatik të UT (në vija të përgjithshme, pikat më të rëndësishme);
– Shpjegimi i procedurës online të regjistrimit në sistemin informatik për të parë notat, kërkesat në lidhje me provimet, regjistrimi, etj.;
– Mënyra e regjistrimit ne bibliotekën e fakultetit, biblioteka online, kushtet dhe rregullat e përdorimit të librave dhe artikujve;
– Fjalim përshëndetës nga një përfaqësues nga shoqata ELSA Albania, lajmërimi si dhe njohja me programin e ditës së nesërme të orientimit.
Datë 21 tetor 2016
– Prezantimi i ELSA Albania;
– Organika e fakultetit, departamentet etj + video
– Shpjegimi i kurrikulave të reja;
– Rubrika “Këshillat” – orientimi i interesit të studentëve drejt një sërë zakonesh të reja si p.sh.: azhurnimi me Fletoren Zyrtare, faqja e parlamentit, ku mund të gjejnë ligjet, si dhe disa këshilla të dhëna nga studentët për studentët;
– Përgatitja e një përmbledhje kodesh + kushtetuta që do u shpërndahet anëtarëve me email;
– Prezantimi i Zyrës së Karrierës dhe shërbimeve që kjo zyrë ofron; – Zyra e Karrierës
– Njohja me programet e bursave dhe të shkëmbimeve të studimeve (exchange programs) – Zyra e Karrierës.