Njoftim për vende të lira pune (Pedagoge te jashtem).

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall aplikimin  për vende  të lira pune për personel akademik me kontratë pune të përkohshme (pedagogë të jashtëm) pranë këtij fakulteti, per semestrin e  parë të vitit akademik 2016 – 2017.

Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim.
  2. Curriculum vitae.
  3. Kopje të diplomave dhe të listave të notave (të noterizuar)
  4. Kopje të diplomava të gjuhëve të huaja (të noterizuar)
  5. Titujt ose grada shkencore (nëse ka, të noterizuara)
  6. Vertetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagësqë ai merr.
  7. Fotokopje të një mjeti identifikimi
  8. Dëshmi  penaliteti ( ose vetëdeklarim).

 

Kandidati  duhet të  plotësojë këto kërkesa të përgjithshme:

  1. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;

  3. të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryrjen e një vepre penale me dashje;

  4. të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  5. të ketë notë mesatare të lartë të studimeve.

 

Dokumentat e kandidatëve do të dorëzohen në Degen e Burimeve Njerzore pranë Fakultetit të Drejtësisë të UT-së.

Përzgjedhja e kandidateve do te behet nepermjet konkurimit me dosje ne Departamente, dhe me pas per te vazhduar procedurat perkatese.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data   07.09.2016  –   21.09.2016.