UHDËZIM MBI PROCEDURAT E VOTIMIT QË DO TË KRYHEN NGA STUDENTËT NË DATË 20.04.2016.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I  TIRANËS

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve

UHDËZIM MBI PROCEDURAT E VOTIMIT QË DO TË KRYHEN NGA STUDENTËT NË DATË 20.4.2016

Në zbatim të nenit 34 të Rregullores nr. 2459/1 prot., datë 15.3.2016, të Ministres së Arsimit dhe Sporteve “Për organizimin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, udhëzojmë sa më poshtë:

  1. Qëndra e votimit hapet në orën 8:00.

 

  1. Studentët, qëndrojnë ne radhë jashtë qendrës së votimit dhe futen njëri pas tjetrit në qendrën e votimit për të votuar, me thirrjen e një anëtari të komisionit.

 

  1. Pasi hyn në qendrën e votimit, studenti thotë emrin e tij, programin ku bën pjesë dhe paraqet para komisionit një nga dokumentet zyrtare të vlefshme të identitetit me të dhëna biometrike, siç janë Letërnjoftimi ose Pasaporta.

 

  1. Kryetari, pasi verifikon se të dhënat e identitetit të studentit përputhen me të dhënat në listën e zgjedhësve dhe se studenti është i njëjtë me personin në dokumentin e identitetit, shënon në listën e zgjedhësve llojin dhe numrin e serisë së dokumentit të identitetit dhe i heq vizë emrit të zgjedhësit ne kete listë.

 

  1. Studenti, që eshte pajisur nga KlZ me vendim për të votuar pasi hyn në qendër e paraqet atë tek kryetari i qendrës. Emri i kiitij zgjedhësi dhe numri i kartës se identitetit të tij shënohet në një regjistër të veçantë.

 

  1. Studenti nënshkruan në listën e zgjedhësve anash emrit të tij.

 

  1. Studentit, i jepen për të votuar fletët e votimit:
    1. për rektor;
    2. për dekan;
    3. për anëtarë në Senatin Akademik përfaqesues të studentëve.

 

  1. Çdo fletë e votimit vuloset, në pjesën e pasme të saj, me vulën  e KZF /KQV-së.

 

  1. Pasi merr fletët e votimit, studenti hyn në dhomën e fshehtë:

 

  1. në fletën e votimit për Rektor dhe  për Dekan, shënon në krah të emrit të kandidatit shenjën “/”/”. Shenja duhet të vendoset vetëm në krah të një emri. Në rastin kur per autoritet drejtues konkuron vetem një kandidat zgjedhësi voton duke shënuar shenjat e mësipërme në një nga altemativat e shkruajtura krahas emrit te kandidatit “Pro” ose “Kundër”;

 

  1. në fletën e votimit për anëtarë të senatit akademik shënon, ne krah të emrave të kandidatëve shenjën “/”/”. Studenti duhet të shënojë jo më shumë se 4 emra, aq sa është numri i mandateve në Senatin Akademik për përfaqësuesit e studentëve, sipas vendimit nr. 4, datë 28.01.2016, të Senatit Akademik të UT,  përndryshe fleta e votomit është e pavlefshme.

 

  1. pasi bën shënimin në fletën e votimit, i palos fletët në mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, del nga dhoma e fshehtë, i hedh fletet në kutititë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

 

  1. Studenti është i detyruar të hyjë në dhomën e fshehtë për të votuar, përndryshe nuk lejohet të fusë fletët e votimit në kuti. Në këtë rast aplikohet neni 34, pika i) e rregullores.
  1. Në qendrën e votimit ndalohet kategorisht përdorimi i aparateve celulare apo i mjeteve të tjera regjistruese nga ana e studentëve votues. Studenti duhet të hyjë në dhomën e fshehtë i pangarkuar me çanta, mjete apo sende, qoftë edhe shkollore.
  1. Në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm:

– anëtarët dhe sekretari i KZF/KQV-së;

– zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit deri nd përfundim të tyre;

– vëzhguesit e akredituar;

– përfaqësuesit e MAS.

 

KRYETARE

Majlinda Keta

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I  TIRANËS

 

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve 

UHDËZIM MBI PROCEDURAT E VOTIMIT QË DO TË KRYHEN NGA PERSONELI AKADEMIK NË DATË 20.4.2016

 

Në zbatim të nenit 34 të Rregullores nr. 2459/1 prot., datë 15.3.2016, të Ministres së Arsimit dhe Sporteve “Për organizimin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, udhëzojmë sa më poshtë për procedurat e votimit nga personeli akademik:

 

  1. Qëndra e votimit hapet në orën 8:00.

 

  1. Votuesit, qëndrojnë në radhë jashtë qendrës së votimit dhe futen njëri pas tjetrit në qendrën e votimit për të votuar, me thirrjen e një anëtari të komisionit.

 

  1. Pasi hyn në qendrën e votimit, votuesi thotë emrin e tij, departamentin ku bën pjesë, dhe paraqet para komisionit një nga dokumentet zyrtare të vlefshme të identitetit me të dhëna biometrike, siç janë Letërnjoftimi ose Pasaporta.

 

  1. Kryetari, pasi verifikon se të dhënat e identitetit të votuesit përputhen me të dhënat në listën e zgjedhësve dhe se votuesi është i njëjtë me personin në dokumentin e identitetit, shënon në listën e zgjedhësve llojin dhe numrin e serisë së dokumentit të identitetit dhe i heq vizë emrit të zgjedhësit në këtë listë.

 

  1. Votuesi, që është pajisur nga KlZ me vendim për të votuar pasi hyn në qendrën e votimit e paraqet atë tek kryetari i qendrës. Emri i këtij votuesi dhe numri i kartës së identitetit të tij shënohet në një regjistër të veçantë.

 

  1. Votuesi nënshkruan në listën e zgjedhësve anash emrit të tij.

 

  1. Votuesit, personel akademik, i jepen për të votuar fletët e votimit:
    1. për rektor;
    2. për dekan;
    3. për përgjegjës departamenti në të cilin bëjnë pjesë;
    4. për anëtarë të personelit akademik në Senatin Akademik.

 

  1. Çdo fletë e votimit vuloset, në pjesën e pasme të saj, me vulën  e KZF/KQV-së.

 

  1. Pasi merr fletët e votimit, votuesi hyn në dhomën e fshehtë:

 

  1. në fletën e votimit për rektor,  për dekan dhe për përgjegjës departamenti, shënon në krah të emrit të kandidatit shenjën “;;. Shenja duhet të vendoset vetëm në krah të një emri. Në rastin kur për autoritet drejtues konkuron vetëm një kandidat votuesi shënon shenjat e mësipërme në një nga altemativat e shkruara krahas emrit te kandidatit “Pro” ose “Kundër”;

 

  1. në fletën e votimit për anëtarë të senatit akademik shënon, ne krah të emrave të kandidatëve shenjën “;; . Votuesi duhet të shënojë jo më shumë se 5 emra, aq sa është numri i mandateve në Senatin Akademik që i përkasin njësisë kryesore respektive, sipas vendimit nr. 4, datë 28.01.2016, të Senatit Akademik të UT, përndryshe fleta e votomit është e pavlefshme.

 

  1. pasi bën shënimin në fletën e votimit, i palos fletët në mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, del nga dhoma e fshehtë, i hedh fletët në kutitë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

 

 

  1. Votuesi është i detyruar të hyjë në dhomën e fshehtë për të votuar, përndryshe nuk lejohet të fusë fletët e votimit në kuti. Në këtë rast aplikohet neni 34, pika i) e rregullores.

 

  1. Në qendrën e votimit ndalohet kategorisht përdorimi i aparateve celulare apo i mjeteve të tjera regjistruese nga ana e votuesve. Votuesi duhet të hyjë në dhomën e fshehtë i pangarkuar me çanta, mjete apo sende të çfarëdolloji.

 

  1. Në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm:

– anëtarët dhe sekretari i KZF/KQV-së;

– zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit deri në përfundim të tyre;

– vëzhguesit e akredituar;

– përfaqësuesit e MAS.

 

 

KRYETARE

Majlinda Keta