NJOFTIM
Disa te perditshme, kane hedhur ne portalet e tyre on line, nje foto te realizuar ne mjediset e brendshme te mesimdhenies te Fakultetit te Drejtesise te UT-se, gjate kohes se pushimit ndermjet oreve mesimore, te shoqeruar me komente te paverteta dhe sulme politike ndaj pedagoges Argita MALLTEZI. Studente te shumte, pjesemarres ne leksion, kane komentuar drejteperdrejte ne portal, duke nxjerre ne pah te verteten mbi foton e realizuar ne momentin e pushimit ndermjet leksioneve, kohe te cilen studentet dhe pedagoget mund ta shfrytezojne ne funksion te tyre.
Me kete rast Fakulteti i Drejtesise i UT – se, pertej ketij veprimi, deshiron te informoje dhe sqaroje opinionin, se mbeshtetur ne aktet ligjore e nenligjore qe drejtojne procesin e mesimdhenies ne mjediset universitare, seancat e leksioneve jane te hapura dhe te lira per tu ndjekur nga studente dhe te interesuar, ne cdo ore dhe menyre qe ata e mendojne te pershtatshme dhe te dobishme. Perdorimi i teknologjise se informacionit nuk eshte i ndaluar, madje eshte i nevojshem per te gershetuar materialet mesimore te perdorura, me aktet ligjore ne fuqi, si nje element i rendesishem qe rrit cilesisht profilin e procesit mesimor.
Shprehim keqardhjen dhe refuzojme perpjekjet per te perdorur sulme politike ne qelizen mesimdhenese, me qellim dezinformimin dhe cenimin e figures se profesoratit te FD–se.