Ky manual i drejtohet kryesisht atyre që janë nën autoritetin e qeverive të Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës dhe janë përgjegjës për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Manuali përshkruan kornizën ligjore ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës. Ai vendos një theks të veçantë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Pjesëmarrës në promovim ishin Ambasadori Britanik Nicholas Cannon, autori i librit Jonathan Cooper jurist i specializuar në të Drejtat e Njeriut me eksperiencë para gjykatave angleze dhe ndërkombëtare, Sir Henry Brooke ish president i Fondacionit Slynn, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof.Dr. Altin SHEGANI.
Leave A Comment