DOKUMENTACIONI QE DUHET TË DORËZOHET PËR PËRFITIM BURSE PËR VITIN AKADEMIK 2015-2016 STUDENTËT E VITIT TË DYTË DHE TE TRETE, CIKLI I PARË, KOHË E PLOTË

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE E PAGESAVE DHE PËR KUOTAT FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE, PËR NXËNËSIT E STUDENTËT NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VITIN SHKOLLOR 2015 – 2016
12/11/2015
Njoftojme studentet e vitit te 1(pare) dhe vitit te 2(dyte) program Bachelor ,sistemi me kohe te plote se perzgjedhja e lendes me zgjedhje perfundon me date 20.11.2015 ne orarin 12:00-14:00 prane sekretarise mesimore . Ju faleminderit !
16/11/2015
DOKUMENTACIONI QE DUHET TË DORËZOHET PËR PËRFITIM BURSE PËR VITIN AKADEMIK 2015-2016 STUDENTËT E VITIT TË DYTË DHE TE TRETE, CIKLI I PARË, KOHË E PLOTË

Mbështetur në VKM Nr. Date .11..2015 “Kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore për vitin shkollor 2015-2016” për të përfituar bursë për vitin akademik 2015-2016 duhet të dorëzohet pranë D.Financës dokumentacioni I mëposhtëm:

 

  1. Çertifikatë familjare e studentit
  2. Vërtetim studenti
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
  4. Vërtetim i  masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në bashki)
  5. Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë në moshën 18 vjeç e lart duhen këto dokumenta që vërtetojnë të ardhurat e tyre:
  1. Vërtetim nga qendra e punës në rastin kur janë në marrëdhënie pune (vërtetimi duhet të përmbajë pagën mujore të personit me gjithë shtesat mbi pagë).
  2. Vërtetim nga zyra e punës nëse është apo jo i papunë.
  3. Vërtetim nëse paguhet me pagesë papunësie (asistencë) apo jo në rastin kur është I papunë.

 

  1. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë për të gjithë pjesëtarët e familjes për të vërtetuar nëse marrin pension të cfarëdo lloji.
  2. Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave në Bashki nëse ndonjë pjesëtar i familjes ushtron aktivitet privat.
  3.  Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve nëse familja e tij ka të regjistruar aktivitet privat.
  4. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Zyra e Hipotekës për pronë ose truall për të gjithë anëtarët e familjes.
  5.  Vërtetim nga Hipoteka nqs ndonjë pjesëtar I familjes ka të regjistruar pasuri të paluajtshme fitimprurëse.
  6. Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajnohen me bursë shteti për vitin akademik 2015-2016).
  7. Deklaratë mbi të ardhurat familjare që plotësohet nga kryefamiljari (do të merret pranë zyrës së Informacionit).

 

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit për studentët e viti të II dhe të III, cikli i I, kohë e plotë, do të jetë  data 27.11.2015.

                                                                             

DEGA E FINANCËS