Njoftim për Aplikim Master Shkencor dhe Profesional me Kohë të Plotë, Viti Akademik 2015-2016

NJOFTIM PËR APLIKIM MASTER SHKENCOR DHE PROFESIONAL ME KOHË TË PLOTË, VITI AKADEMIK 2015-2016

Njoftohen të gjithë studentët, që në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, kanë filluar aplikimet për regjistrime në Ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” për vitin akademik 2015-2016.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” do të kryhen pranë sekretarisë mësimore (salla me shënimin “Aplikimet Master”).

Aplikimet fillojnë ne datë 29.10.2015 dhe përfundojnë në datë 05.11.2015 dhe do të vijojnë çdo ditë prej orës 08:00 deri më 16:00.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:

a. kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.

b. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.

Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
  1. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshimeve në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave.  “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)”, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinale ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA).

Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 867, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar), dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentacionin përkatës të lëshuar nga Agjensia Kombëtare e provimeve.

Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), dokumentacionin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave. Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shtetërore të fituar në vendin përkatës, së bashku me  certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;

c. Formulari i aplikimit sipas formatit në vijim: Formulari i Aplikimit Shtojca nr.1 dhe Formulari-Lista per perzgjedhjen e masterit

d. Mandat Pagese e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithë kandidatët);

e. Fotokopja e dokumentit të identifikimit  (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

f. Dy fotografi personale.

Kriteret dhe Politikat e Përzgjedhjes:

A. Kriteri bazë i përzgjedhjes për shpalljen e fituesve:

1. Nota mesatare e studimeve bachelor.

B. Politika e Përzgjedhjes bazohet në përparësitë e mëposhtme:

Së pari, përparësi kanë aplikantët e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetet e tjera të UT (sipas pikës c) të mëposhtme);

Së dyti, përparësi kanë aplikantët e diplomuar në universitetet e huaja;

Së treti, aplikantët e diplomuar në universitetet publike;

Së katërti,aplikantet e diplomuar në universitete private (jo publike).

C. Kush mund të aplikojë?

Për Master shkencor dhe Master Profesional gëzojnë të drejtën e aplikimit:

Të gjithë aplikantët që kanë mbaruar studimet universitare në FDUT që kanë të paktën një diplomë Bachelor.

Në Masterin Profesional EU Business Law, studentë që kanë mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Universiteteve Publike dhe atyre jo publike, që kanë të paktën një diplomë Bachelor.

SHËNIM: Për informacion më të detajuar mund të konsultoni VKM  nr. 866, datë 23.10.2015 dhe Udhëzimin nr.46, datë 28.10.2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *