I. Mbi pjesëmarrjen në 1st Annual Western Balkans VIS Pre-Moot, Prishtinë
Në kuadër të konkursit të Arbitrazhit Tregtar Ndërkombëtar “XXII WILLEM C. VIS INTERNATIONAL COMMERCIAL ARBITRATION MOOT” (Vienna VIS Moot), qëllimi i të cilit është nxitja e studimit të së drejtës ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare tregtare dhe trajnimi i juristëve të së ardhmes lidhur me metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në datat 19-21 Shkurt 2015 Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Universiteti Amerikan i Kosovës në bashkëpunim me Programin e USAID mbi “Contract Law Enforcement (CLE)” organizuan konkursin “1st Annual Western Balkans VIS Pre-Moot”, i cili si shumë Pre-Moot të tjerë që organizohen në mbarë mbotën, ka për qëllim parapërgatitjen e studentëve për konkursin “Vienna VIS Moot”.
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës u pëfaqësua në këtë aktivitet nga grupi i studentëve i përbërë nga 1. Gëzim Spahiu; 2. Sonila Zela; 3. Sara Zekaj; 4. Klaus Xhaxhiu; 5. Xhuljana Mucaj; 6. Zaim Lakti, të shoqëruar nga pedagoget Prof. Asoc. Dr. Flutura Kola Tafaj dhe Ma. Silvana Çinari. Gjatë këtij konkursi studentët e Fakultetit të Drejtësisë u përballën në katër seanca similuese arbitrazhi me ekipet e Fakulteteve të Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, Universitetit Amerikan të Prishtinës dhe Universitetit Ss. Cyril and Methodius të Shkupit. Në këtë konkurs u shpall fitues ekipi përfaqësues i Universitetit Ss. Cyril and Methodius të Shkupit.
II. Mbi pjesëmarrjen në “Belgrade Open Pre-Moot”
Grupi përfaqësues i Fakultetit të Drejtësië, Universiteti i Tiranës mori pjesë gjithashtu edhe në “Belgrade Open Pre-moot 2015”, në Beograd, Serbi falë edhe mbështetjes së GIZ (The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit). Gjejmë rastin t’i shprehim mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për vite me rradhë.
Në “Belgrade Open Pre-Moot 2015” ishin pjesëmarrës 67 universitete nga 32 shtete të ndryshme të botës. Grupi i studentëve shqiptarë u përball me studentët nga Universiteti i Buenos Aires(Argjentinë), Universiteti i Bogradit (Serbi) dhe Universiteti Ss. Cyril and Methodius, Shkup (Maqedoni).
III. Mbi pjesëmarrjen në 22nd Vienna VIS Moot
Konkursi i 22st Vienna VIS Moot u zhvillua në datat 27.03.2015-02.04.2015 në Vienë, Austri. Në të morën pjesë rreth 300 universitete nga mbarë bota. Ky konkurs zhvillohet me disa raunde: Në raundet e përgjithshme, ku grupi i studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës u përball meUniversity of Law (London Moorgate), Angli; Benjamin N. Cardozo School of Law, New York; Academic Center of Law & Business, Izrael; University of Nice, Francë , si dhe raundet eliminatore me 64 ekipe, 32 ekipe, 16 ekipe, 8 ekipe, 4 ekipe dhe 2 finalistët. Grupi i Universitetit të Tiranës, ashtu si dhe plot grupe të Universiteteve nga më prestigjozet dhe me eksperiencë disa vjecare të pjesëmarrjes në këtë aktivitet, nuk arriti të kalojë në raundet eliminatore.
Eksperienca e fituar nga pjesëmarrja në këto aktivitete është e pacmueshme për studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ky ishte i dyti vit që Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës merr pjesë në Vienna VIS Moot. Shpresojmë që pjesëmarrja në këtë konkurs të kthehet në një traditë të fakultetit.
Leave A Comment