Skuadra e Fakultetit te Drejtesise fiton vendin e pare ne konkursin e gjyqit simulues "Moot Court ECtHR Albania 2015" organizuar nga Qendra Europiane & Civil Rights Defenders

Faza finale e konkursit “Moot Court ECtHR Albania 2015″ organizuar nga Qendra Europiane & Civil Rights Defenders, me Fakultetet e Drejtesise te Institucioneve te Arsimit te Larte Publike e Jo Publike ne Shqiperi u zhvillua prane Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, me date 17 janar 2015, me trupin gjykues me perberje:
1. Z. Xhezair Zaganjori (Zv. Kryetar) Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë
2. Znj. Altina Xhoxhaj (Anëtare) Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë,
3. Z. Kristaq Traja (Anëtar), Ish Gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut,
4. Znj. Nuala Mole (Anëtar), Eksperte e të Drejtave të Njeriut (AIRE Centre – Londër)
5. Z. Sokol Sadushi (Anëtare), Drejtor i Shkollës së Magjistraturës
6. Z. Alaudin Malaj (Anëtar), Kryetar i Gjykatës së Apelit, Tiranë
7. Z. Giuseppe Cataldi (Anëtar), Jean Monnet Chair, Ekspert i të Drejtave të Njeriut
Skuadra e Fakultetit te Drejtesise si fituese do te perballet gjate periudhes mars-prill 2015 ne Budva, Mali i zi, me skuadrat e fakulteteve te drejtesise se rajonit te Evropes Juglindore. Skuadra fituese e konkursit rajonal do te ndeshet me skuadren fituese te aktivitetit simulues te vendeve nordike (Nordic Moot Court)i cili zhvillohet ne Strasbourg te Frances prane GJEDNJ.
Anetare te skuadres fituese te Fakultetit te Drejtesise:
1. Sajmira Kopani (Master Shkencor Publik)
2. Mikeljan Shkalla (Master Shkencor Civil)
3. Xhon Skenderi (Master Shkencor Civil)
4. Megi Kurti (Master Shkencor Civil)
5. Romina Hoxha (Master Shkencor Penal)
20150117_123530 foto6 foto7 FullSizeRender (2) FullSizeRender IMG_2164Capturefoto.810933151_10205068417497840_1670007839_n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *