Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) në bashkëpunim me Fakultetin e
Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FDUT), me mbështetjen e Programit për
Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – JuST (USAID), është duke
zbatuar projektin me titull, “Fuqizimi i lëndës së Klinikës së Ligjit pranë
Fakultetit të Drejtësisë, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe aftësive praktike të
studentëve në ofrimin e shërbimit ligjor për shtresat në nevojë”. Ky projekt,
krahas bashkëpunimit me Klinikën e Ligjit, ka si objektiv ofrimin e mundësive
të aftësimit praktik për studentët të FDUT-së.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, shpallet kjo thirrje e hapur për të ftuar
studentët të aplikojnë për të qenë pjesë e skuadrës së re pro bono, pranë QNLsë.
Numri i studentëve që do të pranohen është 50, të cilët të ndarë në tre
skuadra pro bono, do të japin ndihmesën e tyre gjatë vitit 2015. Studentët e
përzgjedhur do të angazhohen në ndjekjen e rasteve konkrete, informimin dhe
këshillimin ligjor për çështje të ndryshme ligjore në mbështetje të personave në
nevojë, në monitorimin e seancave të ndryshme gjyqësore, etj.
Ftojmë të gjithë studentët e vitit të II, Masteri Civil, Masteri Penal dhe
Masteri Publik, të shprehin interesin e tyre në lidhje me këtë thirrje,
nëpërmjet paraqitjes së një kërkese pranë QNL-së, në adresën tonë të emailit:
avokatore2@yahoo.com, ose në mjediset e Qendrës, në adresën: Rr.
“Vaso Pasha”, P.12, Shk.1, Ap.1, Tiranë, Shqipëri.
Do të përzgjidhen anëtarë të skuadrës së re pro bono, studentë që nuk
frekuentojnë lëndën e Klinikës së Ligjit, pasi këta të fundit janë
aktivizuar në një program tjetër të këtij projekti.
Afati përfundimtar i shprehjes së interesit është data 12 Dhjetor, 2014