Nga eksperti amerikan J. Stephen Czuleger, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Los Angeles, Kaliforni.Vizita e z. Czuleger në Shqipëri është bërë e mundur në sajë të Fullbright Specialist Grant të akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për periudhën 13 tetor – 07 nëntor 2014.Programi i ndjekur nga gjyqtari Czuleger pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT konsiston në zhvillimin e një cikli leksionesh me studentë të programeve Bachelor dhe Master si dhe në takime me studentët doktoralë dhe me stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë, UT.Qëllimi i këtyre takimeve konsiton në parashtrimin e problemeve aktuale në fushat përkatëse të së drejtës si dhe në përcjelljen e praktikave më të mira duke u bazuar në eksperiencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Për më shumë informacion mbi takimet në fushën e të drejtës penale mund të kontaktoni me znj. Evisa Kambellari në adresënevisa.kambellari@fdut.edu.al ndërsa, për informacion të mëtejshë lidhje me takimet në fushën e të drejtës civile mund të kontaktoni me znj. Nada Dalloni në adresën nada.dollani@fdut.edu.al.

 Link: Foto nga aktiviteti.