Mbështetur në VKM Nr. 710 datë 29.10..20142 “Kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore për vitin shkollor 2014-2015” për të përfituar bursë për vitin akademik 2014-2015 duhet të dorëzohet pranë D.Financës dokumentacioni I mëposhtëm:
- Çertifikatë familjare e studentit
- Vërtetim studenti
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
- Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në bashki)
- Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë në moshën 18 vjeç e lart duhen këto dokumenta që vërtetojnë të ardhurat e tyre:
- Vërtetim nga qendra e punës në rastin kur janë në marrëdhënie pune (vërtetimi duhet të përmbajë pagën mujore të personit me gjithë shtesat mbi pagë).
- Vërtetim nga zyra e punës nëse është apo jo i papunë.
- Vërtetim nëse paguhet me pagesë papunësie (asistencë) apo jo në rastin kur është I papunë.
- Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë për të gjithë pjesëtarët e familjes për të vërtetuar nëse marrin pension të cfarëdo lloji.
- Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave në Bashki nëse ndonjë pjesëtar i familjes ushtron aktivitet privat.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve nëse familja e tij ka të regjistruar aktivitet privat.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Zyra e Hipotekës për pronë ose truall për të gjithë anëtarët e familjes.
- Vërtetim nga Hipoteka nqs ndonjë pjesëtar I familjes ka të regjistruar pasuri të paluajtshme fitimprurëse.
- Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajnohen me bursë shteti për vitin akademik 2014-2015).
- Deklaratë mbi të ardhurat familjare që plotësohet nga kryefamiljari (do të merret pranë zyrës së Informacionit).
Afati përfundimtar I dorëzimit të dokumentacionit për studentët e viti të II dhe të III, cikli i I, kohë e plotë, do të jetë data 12.11.2014.
DEGA E FINANCËS