Njoftohen të gjithë studentët e sistemit Bachelor dhe Master, se ditën e enjte, më datë 6 Nëntor 2014, ora 17:00, zhvillohet Ceremonia e Diplomimit e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, pranë Pallatit të Kongreseve.

Ditën e Hënë më datë 3 Nëntor 2014, në orën 08:00 deri në 16:00, pranë zyrës së Informacionit, do të shpërndahen pelerinat e ceremonisë. Pelerinat do të tërhiqen me kartë Identiteti ID.