Në kuadër të bashkëpunimit me pedagogë të huaj, Prof.Dr. Vesel LATIFI, Profesor I Fakultetit Juridik të Prishtinës, udhëheqës i Fakultetit të Sigurisë dhe Kriminalistikës në Institucionin e Arsimit Universitar – Kolegjin Evropian “ JURIDICA”, në Prishtinë dhe profesor në lëndët Kriminalistika , Politika Kriminale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, do të mbajë një leksion të hapur me temë “Shkenca e kriminalistikës në luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë të terrorizmit”, ditën e hënë, datë 9 Qeshor 2014, ora 17:00, salla 201, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.