February 14, 2019

Struktura e vitit Akademik 2018 – 2019

KLIKO -> Struktura e vitit Akademik 2018 – 2019           .
February 12, 2019

NJOFTIM

STUDENTET E MEPOSHTEM ( VITI I PARE BACHELOR ME KOHE TE PLOTE) JANE TE LUTUR TE HAPIN NR.LLOGARIE PRANE BANKES CREDINS DHE TA PARAQESIN PRANE ZYRES […]
February 11, 2019

Kthim përgjigje kërkesave të studentëve protestues

KLIKO -> Njoftim

Rreth fakultetit

Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin “Instituti i Lartë Juridik”. Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet, si një nga të shtatë fakultetet, me emrin “Fakulteti i Drejtësisë”.Në vitin 1965, u riorganizua dhe u quajt “Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike”, ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Këto degë përgatitnin, përkatësisht, specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit dhe juristë për organet e drejtësisë dhe të administratës shtetërore. Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u çel edhe dega e gazetarisë, e cila përgatiste gazetarë për organet e shtypit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. Në vitin 1991, dega e drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e cila kishte zëvendësuar degën e shkencave politike. U krijuan kështu dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.