Prezantim i pergjithshem

Zyra e Karrieres ka si qellim te mbeshtese mesimdhenien, te sherbeje dhe inkurajoje karrieren e studenteve ne fusha specifike te studimit ne Universitetin e Tiranes. UT i fokusuar ne vlerat me te larta te perkrahura dhe me shume te zhvilluara se fundmi, sic jane Persosmeria (Ekselenca) dhe Diversiteti, po punon drejt zhvillimit te edukimit, trajnimit dhe rritjes se kerkimit te kapaciteteve.Nepermjet ngritjes se Zyres se Karrieres UT ka per qellim tu sherbeje studenteve dhe paleve te tjera te interesit ne zhvillimin e potencialit te tyre dhe te jene te suksesshem ne tregun e punes.Nepermjet sherbimit te keshillimit te karrieres, mundesive te bursave, mundesive per internship-e, aktiviteteve te ndryshme akademike, mbledhjeve informuese dhe cdo aktivitet tjeter perkates ne synojme te krijojme nje ure lidhese ndermjet studenteve, institucioneve publike dhe private te cilet mund te jene punedhenesit e ardhshem te atyre qe po studiojne ne universitetin tone.Ne po e shohim se si bota e shekullit te 21-it eshte duke vendosur pritshmeri shume te larta per dijen dhe aftesite. Ndaj dhe profesoret, studentet dhe punedhenesit kane filluar te nxjerrin konkluzionin e njejte – nje consensus ne rritje per sa i perket menyres se mesimit, trajnimit dhe inkurajimit te karrieres e nevojshme nga universitetin.