Kliko Këtu -> Aktivitetet e CESIAL – (Qëndra e Kërkimeve, Formimit të Lartë dhe Studimeve Italo-Shqiptare pranë CEMAS Sapienza Universiteti i Romës ) 

 

Qendra Studimore, Formimit te Larte dhe Kerkimeve Italo-Shqiptare (CESIAL) ka si synim te vazhdoje ne rrjedhen e Istitutit te Studimeve Shqipetare te themeluar ne vitet ’40 te shekullit te shkuar prane te njejtit Universitet nga Prof. Ernest Koliqi, i njohuir ndryshe edhe si Istituti i Albanologjise.

Nder objektivat e CESIAL jane promovimi i aktiviteteve kerkimore dhe studimore shkencore, konferencave, specializimeve, kurseve te formimit te larte dhe masterave ne fushat e drejtesise, ekonomise, shkencave sociale, letersise, historise etj. Ajo ka si objektive promovimin dhe koordinimin e masterave dhe doktoraturave te perbashketa midis Universitetit Sapienza te Romes dhe atyre Publike te Tiranes dhe Prishtines. Nje vemendje e veçante do ti dedikohet promovimit te aktiviteteve me interese shkencor, petagogjik dhe soclal ne komunatat arbereshe te Italise se Jugut. Gjithastu do te zhvilloje veprimatari  orjentimi per komunitetin shqipetar ne Itali, duke perqendruar vemendjen ne aktivitete supportimi te te rinjeve shqipetar qe studjojne ne Itali.

CESIAL do te promovoje stazhe specifike per studente shqiptare dhe italian, te interesuar per te thelluar njohurite e tyre ne quadri e studimeve nderkombetare qe lidhen me regioni e Adriatikut.  Nder objektiva primar te Qendres eshte konsolidimi i baqshkepunimit midis Universitetit Sapienza te Romes dhe Istitucioneve te tjerat Italiane dhe atyre te Ballkanit Shqipfoles.

CESIAL ka si synim te marre pjese ne projekte kombetare dhe nderkombetare qe perputhen me objektivat e saj si dhe te promovoje artikuj shkencore, libra, aktivitete formimi te larte etj. Per kete qellim  ajo do te realizoje nje reviste shkencore, nje serie publikimesh shkencore ne forme librash si dhe kurse specializimi ne Rome, Tirane, Prishtine sebashku me Universitetet perkates etj.

Revista e adaptuar nga Qendra quhet Illyrius (e themeluar nga Association Internationale de Droit Penale Albanian National Group & Collective Members of Kosovo). CESIAL ka realizuar gjithashtu edbe dy seri e botimesh monografike: e para prane CEMAS te Universitetit Sapienza te Romes e cila quhet “International Law & Economics, History & Society” ndersa e dyta, pjese e Fakultetit Juridik te  UT-se, quhet “Intinerare Studimesh Juridike, Ekonomiko-Politike dhe Sociale”.

CESIAL ka nje faqe te saj facebook  ku publikohen aktivitetet, aktet themelore te saj si dhe materiale me rendesi kulturore, shkencore dhe praktike. Faqa e saj zyrtare mund te konsultohet duke klikuar ne linkun e mesiperm.

Aktualisht, Shkolla e Magjistratures se Italise ka shprehur interesin konkret te saj me ane te nje akti formal te marre nga bordi drejtues i kesaj shkolle te bashkepunoje me CESIAL ne aktivitetet me interes te perbashket.

Ne ketu kater vite te CESIAL, Revistes Illyrius eshte ne prak te botimit te numrit te 10 (dhjete) te saj, nderkohe qe 4 (kater) botime ne forme monografishe jane botuar ne serite e saja te siperpermendura. CESIAL

ka organizuar nje numer te madh konferencash shkencore kombetare dhe nderkombetare ku spikasin ato mbi reformat ne drejtesi te mbajtura ne dhejtor 2016 ne Rome dhe dhjetor 2017 ne Tirane, prane Fakulteteve perkates. Prej vitit 2015, sebashku me Organizaten Azione Legale dhe Qendren e Legality, Investigation e Security te UnitelmaSapienza e drejtur nga Prof. dr. Giorgio Spangher, CESIAL  organizon nje kurs specifik  per perfeksionimin e Avokateve penalist.

Duke patuar parasysh vleren dhe interesin strategjik te kesaj Qendre si ure lidhese midis Universiteti te Tiranes, Prishtines dhe Sapienza te Romes, i kerkojme te gjithe te interesuarve te marri ne konsiderate mundesine e zhvillimit te nje bashkepunimi sa me te ngushte me te, ne quadri e realizimit te nje numri sa me te larte aktivitetesh shkencore dhe kulturore te perbashketa. Qendra ne fjale mund te kontaktohen: adrese mail: ersi.bozheku@gmail.com ersi.bozheku@ fdut.edu.al cesial@uniroma1.it; kontakt telefonik: +39 3468200792. Pergjegjes: drejtori ekzekutiv Prof. Assoc. Dr. Ersi Bozheku,