CESIAL – (Qëndra e Kërkimeve, Formimit të Lartë dhe Studimeve Italo-Shqiptare pranë CEMAS Sapienza Universiteti i Romës ) 

Ne muajin karrik 2014 eshte themeluar prane Universitetit Sapienza te Romes, Qendra Studimore, Formimit te Larte dhe Kerkimeve Italo-Shqiptare (CESIAL). Qendra lind ne kadrin e nje marreveshje te nenshkruar nga Fakultetit Juridik i Universitetit Sapienza te Romes, Fakultetit Juridik i Universitetit te Tiranes, Fakulteteti Juridik i Universitetit te Prishtines dhe Qendres Kerkimore Nderdipartimentale per Kooperimin Euroasiatik, Mesdhetar dhe Afriken Sub-Sahariane (CEMAS) te Universitetit Sapienza te Romes. CESIAL eshte pjese perberese e Qendres Interdipartimentale Kerkimore per Kooperimin Euroasiatik, mesdhetar dhe Afriken Sub-Sahariane (CEMAS) i Universitetit Sapienza te Romes, prane se ciles ka seline e saj kryesore, ndersa nje seli dytesore gjendet prane Fakultetit Juridik te te njejtit Universitet dhe atij te Tiranes . Seli e dege te tjera dytesore do te hapen ne hapsira te tjera te qytetit te Romes si dhe prane Fakultetit Juridike te Prishtines. Palet kane rene dakort qe Drejtor Ekzekutiv i CESIAL te jete Prof.assoc. Dr. Ersi Bozheku i cili eshte, nga nje ane, pjese e stafit akademik te Universitetit Sapienza te Romes dhe me konkretisht eshte petagog dhe antar ne Kolegjin e Profesoreve te  Dokotraturave ne Drejtesi Publike (kurricula drejtesi dhe procedure penale) si dhe petagog ne Masterin e Ambientit prane te njejtit Universitet, si dhe, nga ana tjeter,  prej marsit 2013 ka fituar titullin profesor i asociuar ne drejtesi penale ne Universitetin e Tiranes. Ne baze te aktit themelues, sejcila nga palet nenshkruese emeron dy antar ne bordin drejtues te CESIAL.

CESIAL ka adeptuar nje reviste specifike te saj me ISSN te quajtur Illyrius. CESIAL ka themeular gjithashtu edbe dy seri e botimesh monografike:

e para prane CEMAS te Universitetit Sapienza te Romes me titull “International Law & Economics, History & Society”;

e dyta, pjese e Fakultetit Juridik te  UT-se, quhet “Intinerare Studimesh Juridike, Ekonomiko-Politike dhe Sociale”.

CESIAL ka nje faqe te saj facebook  ku publikohen aktivitetet, aktet themelore te saj si dhe materiale me rendesi kulturore, shkencore dhe praktike. Faqa e saj zyrtare mund te konsultohet duke klikuar ne linkun qe gjendet ne rubriken aktivitetet.

Aktualisht, Shkolla e Magjistratures se Italise ka shprehur interesin konkret te saj me ane te nje akti formal te marre nga bordi drejtues i kesaj shkolle te bashkepunoje me CESIAL ne aktivitetet me interes te perbashket.

Qendra ne fjale mund te kontaktohen: adrese mail: ersi.bozheku@gmail.com, ersi.bozheku@fdut.edu.al, cesial@uniroma1.it; kontakt telefonik: +39 3468200792. Pergjegjes: drejtori ekzekutiv Prof. Assoc. Dr. Ersi Bozheku

 

Lidhur me CEMAS Sapienza Universiteti i Romes dhe aktivitete e saj shikoni.

Kliko ketu -> CEMAS (CENTRO DI RICERCA COOPERAZIONE CON L’EURASIA, IL MEDITERRANEO E L’AFRICA SUB-SAHARIANA SAPIENZA UNIVERSITA’ DI ROMA