COBISS (Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online), është model reference i sistemit që përfaqëson platformën e sistemeve kombëtare bibliotekare të informacionit dhe /ose i sistemeve bibliografike për vlerësimin e rezultateve të veprimtarisë kërkimore në Slloveni, Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Bullgari dhe Shqipëri.
Programi mbështet funksione të ndryshme bibliotekare dhe ofron ndërfaqe të përdoruesit në shumë gjuhë (angleze, sllovene, serbe, boshnjake, maqedonase, bullgare dhe shqipe), duke siguruar më shumë mundësi për të përmbushur në mënyrë më efikase nevojat e bibliotekave dhe përdoruesve të burimeve dhe shërbimeve të informacionit.
Ky program përdoret për vlerësimin e rezultateve të kërkimit në Shqipëri dhe mund të shërbejë si bazë për sistemin e ardhshëm të informacionit të bibliotekave në Shqipëri.
Në vitin 2013 u përzgjodh nga Universiteti i Tiranës dhe biblioteka e Fakultetit tonë për të qënë pjesë e këtij projekti, ku është trajnuar klasifikatorja e kësaj biblioteke për hedhjen e të dhënave të regjistrimit bibliografik dhe katalogimit të përbashkët online në të gjithë Europën Juglindore.

 

http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=92007