20 Nov

DOKUMENTACIONI QE DUHET TË DORËZOHET PËR PËRFITIM BURSE PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 ,STUDENTËT E VITIT TË DYTË DHE TE TRETE, CIKLI I PARË, KOHË E PLOTË

Mbështetur në VKM Nr. 903 Date 21.12.2016 ,për të përfituar bursë për vitin akademik 2018-2019 duhet të dorëzohet pranë Degës së Shërbimeve dokumentacioni i mëposhtëm:

  1. Vërtetim studenti
  2. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
  3. Çertifikatë familjare
  4. Vërtetim i  masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki.Vertetimi i ndihmes ekonomike duhet te kete te shenuar numrin e dosjes dhe te jete shenuar qarte shuma e ndihmes ekonomike (me shifra dhe me fjale), si dhe masa e ndihmes ekonomike (e plote ose e pjesshme). Vertetimi duhet te jete me numer protokolli, te jete neneshkruar nga pergjegjegjesi i seksionit te ndihmes ekonomike dhe Kryetari i Njesise se Veteqeverisjes Vendore dhe te jete i vulosur. Nuk pranohen vertetime me korrigjime te pafirmosura nga personat pergjegjes dhe te pavulosura)
  5. Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë në moshën 18 vjeç e lart duhen këto dokumenta që vërtetojnë të ardhurat e tyre:Vërtetim nga qendra e punës në rastin kur janë në marrëdhënie pune (vërtetimi duhet të përmbajë pagën mujore të personit me gjithë shtesat mbi pagë).Vërtetim nga zyra e punës nëse është apo jo i papunë. Vërtetim nëse paguhet me pagesë papunësie (asistencë) apo jo në rastin kur është I papunë.
  6. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë për të gjithë pjesëtarët e familjes për të vërtetuar nëse marrin pension të cfarëdo lloji.
  7. Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave në Bashki nëse ndonjë pjesëtar i familjes ushtron aktivitet privat.
  8.  Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve nëse familja e tij ka të regjistruar aktivitet privat.
  9. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Zyra e Hipotekës për pronë ose truall për të gjithë anëtarët e familjes.
  10.  Vërtetim nga Hipoteka nqs ndonjë pjesëtar I familjes ka të regjistruar pasuri të paluajtshme fitimprurëse.
  11. Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajnohen me bursë shteti për vitin akademik 2018-2019).
  12. Deklaratë mbi të ardhurat familjare që plotësohet nga kryefamiljari (do të merret pranë zyrës së Informacionit).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit për studentët e viti të II dhe të III, cikli i parë, kohë e plotë, do të jetë  data 21.11.2018-07.12.2018.