05 Nov

Departamenti i të Drejtës Civile njofton të gjithë pedagogët e interesuar që ditën e martë, më 13.11.2018, ora 17:00, salla 402, do të mbahet një leksion i hapur nga Prof. Michael Schillig, King’s College London mbi disa çështje të përafrimit të legjislacionit në fushën e të drejtës europiane të shoqërive tregtare, me studentët e programit master shkencor në të drejtë civile. Vizita e Prof. Michael Schillig është mundësuar nga bashkëpunimi gjerman, GIZ në kuadër të projektit “Harmonisation of Economic and Trade Legislation with EU Acquis”

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë.

 

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE