19 Sep

  1. Kërkesë me shkrim.
  2. CV
  3. Kopje të diplomave dhe të listave të notave ( të noteruara).
  4. Kopje të diplomave të gjuhëve të huaja ( të noteruara).
  5. Tituj ose grada shkencore (nëse ka, të noteruara).
  6. Vërtetim të qëndrës së punës ku punon dhe të pages që ai merr
  7. Fotokopje të një mjeti identifikimi.
  8. Dëshmi penaliteti (ose vetëdeklarim).

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar .
  2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna, nga Universiterti i Tiranës.
  5. Të ketë notë mesatare të lartë të studimeve.

Dokumentat e kandidatëve do të dorëzohen pranë Deparatamenteve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje në Departamente, dhe më pas për të vazhduar proçedurat përkatëse. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 20.09.2018 – 01.10.2018.