11 Jul

CEEPUS është Programi i Shkëmbimit të Evropës Qendrore për Studime Universitare. CEEPUS ofron bursat e shkëmbimit për mobilitete, qëndrime afatshkurtra, aktivitete mësimore, shkolla verore dhe programe të tjera afatshkurtra.

Objektivat kryesorejanë:

Fokusimi në programet e përbashkëta të doktoratës.

Nxitja e bashkëpunimit në kuadrin e EUSDR.

Vendet anëtarejanë : Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Republika Sllovake, Sllovenia dhe Kosova.

Ka tre lloje të mobilitetit të studentëve në programin CEEPUS III:

  • Mobiliteti për studentët që kanë përfunduar të paktën 2 semestra në institucionin e tyre. Minimiuni qëndrimi është tre muaj.
  • Mobiliteti afatshkurtë për studentët që ptmojnë në tezën e tyre (periudhë më e shkurtër se tre muaj).
  • Mobilitet afatshkurtër – si pjesëmarrje në shkollat verore deri në gjashtë ditë.

Baza ligjore për CEEPUS është një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar nga shtetet anëtare dhe e hapur për anëtarësim.

Organi më i lartë i vendimmarrjes CEEPUS është Komiteti i Përbashkët i Ministrave që mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet strategjike. Koordinimi, vlerësimi, zhvillimi i programi dhe reklamimi janë detyra kryesore të Zyrës Qendrore CEEPUS. Secili vend ka një zyrë kombëtare CEEPUS përgjegjëse për zbatimin kombëtar.

Kjo marrëveshje është ratifikuar me Ligjin nr.25/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve Universitare në Evropën Qendrore (CEEPUS III)” dhe gjithashtu mbështetet në Udhëzimin nr. 4 datë 16.02.2018 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “për zbatimin e programit të shkëmbimit të studimeve Universitare në Evropën Qendrore CEEPUS III në Republiken e Shqiprisë”.

www.ceepus.info