11 Jun

Thirrje për Grante Kërkimore – nga Akademia Austriake e Shkencave
Akademia Austriake e Shkencave (OEAW) ka kënaqësinë t’ju njoftojë lancimin e Programit të Përbashkët për Ekselencë në Shkencat Natyrore dhe Shkencat Humane (Joint Excellence in Science and Humanities – JESH).
JESH është një program i Akademisë Austriake të Shkencave që u ofron shkencëtarëve nga vende të caktuara, perfshire nga Shqiperia, mundësinë për të vendosur kontakte të reja ndërkombëtare në nivelin më të lartë, pa kufizime, lidhur me fushat e kërkimit.
Në këtë thirrje, Programi i Përbashkët për Ekselencë u adresohet Shkencëtarëve të Rinj që kanë përfunduar doktoratën e tyre në 10 vitet e fundit.
 
Për informacion të detajuar në lidhje me thirrjen dhe të gjitha dokumentet relevante, lutemi të konsultoheni me faqen e internetit: