26 Apr

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Shkencor e Teknologjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë nënshkruar në 2 Maj 2012, Protokollit të Përbashkët mbajtur në 5.12.2014, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare  për  Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), çel raundin e dytë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqipërisë dhe Austrisë.
Kjo thirrje do të jetë e hapur prej datës 10. 04. 2018 deri më 30. 06. 2018.
Kjo thirrje është e hapur në për të gjithë fushat e kërkimit shkencor dhe ndaj të gjithë kërkuesëve shkencor.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë duke mbushur kërkesat dhe formularët e aplikimit, në dokumentacionin bashkëlidhur kësaj thirrje.
Dokumentat do të dorëzohen në versionin hard- copy, pranë Agjencia Kombëtare  për  Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), brenda afatit të parashikuar në këtë thirrje (10. 04. 2018 deri më 30. 06. 2018). 
Për të gjithë kërkuesit, të cilët kanë qenë pjesë e aplikimeve në raundin e parë dhe të shpallur fitues më  8.04.2015, janë të lutur të aplikojnë sërish, por duke propozuar si partnerë në Austri, drejtues të ndryshëm projektesh nga ata të propozuar në raundin e parë. Në këtë kontekst, kjo thirrje nxit vetëm bashkëpunime dhe partneritete të reja.
Projekt- propozimet fituese, do të financohen për një afat kohor prej 2- vitesh, me grante të ndara për secilin vitit, të cilat do të jepen sipas kërkesës dhe në përputhje me tabelen financiare bashkelidhur në projekt- propozim.
Shuma e grantit për secilin vit, nuk do të jetë më lartë se 500.000 ALL.
Projekt- propozimi, do të përpilohet në shqip dhe në anglisht dhe do të dorëzohet njëkohësisht nga partnerët e projektit në agjencitë dhe shtetet përkatëse.
Në Shqipëri projekt- propozimi, do të dorëzohet në 3- kopje për secilën gjuhë dhe do të jetë i shoqëruar nga Letra Përcjellëse, e cila firmoset nga titullari i institucinit kërkimor. (Lutem referohuni ligjit si më lart shënohet).
Projekt- propozimet do të shqyrtohen dhe me tej vlerësohen, sipas sistemeve të miratuara të vlerësimit në secilin shtet, ndërsa fituesi do të shpallet pas krahasimit të vlerësimeve në të dy shtetet.
Projekt- propozimet fituese, do të nisin finacimin në vitin 2019.