24 Apr

Ne daten 8 maj 2018, ora 16.00, ne sallen 409 do te zhvillohet leksioni 
i hapur mbi temen:

“Etika si pjese integrale e veprimtarise se juristit”.

Ky event vjen si nje bashkepunim mes Fakultetit te Drejtesise ne 
Universitetin e Tiranes dhe European Legal Research & Training Network, 
nje organizate dedikuar integrimit dhe fuqizimit te juristeve nga vendet 
e Ballkanit Perendimor, kandidate per ne BE.

Pershkrimi

Mësimi i etikës nuk konsiderohet gjithmonë si diçka e rëndësishme në 
programin ligjor, por ne fakt është thelbësor për edukimin e juristeve 
të ardhshëm per shume arsye. Etika dhe menyra e implementimit te vlerave 
e principeve mbi te cilen ajo ekziston, nderton perceptimin e publikut 
në lidhje me profesionin ligjor, por gjithashtu kontribuon ne autonomine 
dhe vendimarrjen e një juristi brenda profesionit te tij.

Ky leksion do te sjelle një ekuilibër të situatës së etikes ne 
kurrikulen e studenteve dhe rendesine e perfshirjes se ketij subjekti ne 
programet mesimore, por gjithashtu do te ndihmoje studentet te krijojne 
nje ide me te qarte per rolin e etikes ne jeten e nje juristi. Qëllimi 
kryesor i kësaj leksioni nuk është vetëm trajtimi i rregullave dhe 
virtyteve që një jurist i ardhshëm duhet të zotërojë, por edhe te rrise 
ndërgjegjësimin e studentëve rreth mënyrave se si ata mund të 
përmirësojnë cilësinë e etikes në profesionin e tyre.

Duke u ofruar studentëve një arsyetim themelor rreth etikës profesionale 
dhe natyrës së saj, ky event do t’i ndihmojë ata të ngrenë pyetjet e 
duhura rreth çështjeve të sjelljes dhe të lënë hapësirë për ta 
reflektuar se si mund të permiresohen sjelljet etike ne te ardhmen.

Pjesemarrja

Per me shume informacion rreth ketij eventi ju lutem vizitoni 
www.legislationnet.com dhe per te konfirmuar pjesemarrjen tuaj, dergoni 
nje email ne europeanlegal@legislationnet.co