07 Mar

Rrjeti i Studentëve të së Drejtës Ndërkombëtare organizon Shkollën Verore Ndërkombëtare e cila do të zhvillohet në Bukuresht, Rumani, nga data 9 deri më 13 korrik 2018.

NILS është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, që lidh studentët e ligjit dhe juristët e rinj nga 26 vende anembanë botës në promovimin e përgjegjësisë sociale në fushën e së drejtës, duke rritur mundësitë që studentët të mësojnë rreth sistemeve të tjera ligjore në mbarë botën.

Tema e Shkollës Verore është “Competition & Antitrust”. Aktivitetet do të mbahen në Fakultetin Juridik, Universitetin e Bukureshtit dhe Universitetin Nicolae Titulescu dhe do të përfshijnë konferenca, trajnime, workshope dhe leksione nga folësit më me ndikim në këtë fushë.

Për më shumë informacion lutemi vizitoni :  https://www.facebook.com/events/172789626680382/;

http://www.nilsbucharest.org/international-summer-school.html