16 Feb

Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti i Tiranës ka me Ambasadën e Francës në Tiranë, informohemi për hapjen e thirrjes për kandidatura për programet e bursave të studimit të Qeverisë Franceze për vitin universitar 2018-2019 .

Bursat e studimit janë të destinuara për studentë në Master 2 dhe Doktoraturë. Formulari i kandidaturës mund të shkarkohet në adresën e mëposhtme : https://al.ambafrance.org/Bourses-du-Gouvernement-Francais-pour-les-Master-2-et-Doctorat-2018-2019. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë në Ambasadë para 31 majit 2018.