09 Feb

Fondacioni Krzysztof Skubiszewski (Varshavë, Poloni) ka hapur thirrjet për bursa Krzysztof Skubiszewski dhe Grantin e Kërkimeve 2018.
Përfituesit e bursave do ti jepet mundësia për të kryer kërkime akademike në Poloni gjatë vitit akademik 2018/2019 në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës ose me një universitet tjetër polak në fushën e së drejtës, shkencave politike apo historisë bashkëkohore.
Qëllimi i bursës është promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe respektimin e ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Bursa është e hapur për studentët që kanë një diplomë Master ose ekuivalente, dhe kanë mbrojtur me sukses tezën e doktoraturës (ose kanë arritje të tjera të rëndësishme akademike)
Granti i kërkimit ka për qëllim financimin për një periudhe prej tre muajsh ose më të shkurtër në Poloni.
Aplikimet do të pranohen jo më vonë se data 13 prill 2018.
Për më shumë informacion , lutemi vizitoni linkun  http://www.skubi.net/apply