02 Feb

Në datën 30 janëar 2017 në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë, auditori nr.402, u zhvillua Konfernca Shkencore, “Reforma në sistemin e drejtësisë, sfidë dhe dmosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, organizuar nga Instituti për Studime Ligjore “Benussi” dhe Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës. Në të qenë të pranishëm anëtarë të stafit akademik dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë.

 Fjala e hapjes u mbajt nga Znj. Ajola Xoxa e cila vuri theksin në rëndësinë që ka reforma në drejtësi për përshpjetimin e proceseve integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Më pas në fjalën e saj përshendetjese Ministrja e Integrimin Znj. Klajda Gjosha, përgëzoi organizatorët për realizimin e kësaj konference dhe vuri theksin në rëndësinë që ka realizimi me sukses i kësaj refrome me qëllim ofrimin e një sistemi drejtësie të pavarur ku qytetarët mund të kërkojnë në cdo kohë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Znj. Gjosha përmendi gjithashtu edhe faktin se qëllimi tjetër i kësaj reforme është gjithashtu edhe afrimi i vendit tonë me familjen e madhe evropiane për të mundësuar kështu integrimin e vendit tonë. Konferenca u përshendet edhe nga Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Firences, Prof.Patrizia Giunti, e cila u përqendrua në rëndësine e kësaj reforme, por edhe në rolin dhe bashkëpunimin e akademikëve për hartimin e saj. Ndërsa në fjalën e tij përshendetëse, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Dr.Artan Hoxha, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe bëri një prezantim të programit të konferencës.

 Në panelin e parë të diskutimeve, i cili moderohej nga Z. Emidio Tedeschini, e mori fjalën i pari Dr. Erind Merkuri (Lektor i së Drejtës Kushtetuese) i cili bëri një prezantim të reformës në drejtësi të miratuar së fundmi, organizimin e ri gjyqësor dhe të organeve të drejtësisë si edhe të kompetencave funksionale të tyre. Më pas fjalën e mori Prof.Alessandro Simoni (Lektor i së drejtës së krahasuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Firences), i cili trajtoi reformën kushtetuese në Shqipëri me reformat e shumta kushtetuese që janë propozuar dhe realizuar në Itali.

 Në panelin e dytë të diskutimeve të moderuar nga Znj. Ajola Xoxa, e mori fjalën Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof.Dr.Artan Hoxha i cili trajtoi rregullimet e reja kushtetuese dhe ligjore te strukturave të posacme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe në ndryshimet e reja të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Më pas fjalën e mori Prof.Dr. Irakli Kocallari (Rektor i Akademisë Profesionale të Biznesit), i cili trajtoi aspekte të reformës në drejtësi në kuadër të shoqërisë civile dhe mbështetjes nga gruoet e interesit.

 Në përfundim pati një diskutime dhe pyetje të ndryshme nga pjesëmarrësit.

_ADP1819 _ADP1822 _ADP1838_ADP1830 _ADP1831 _ADP1837  _ADP1860 _ADP1902 _ADP1903 _ADP1927 _ADP1933 _ADP2000